Trilleri aksion me Gal Gadot në rolin kryesor, është aktualisht një hit në mesin e shikuesve të Netflix, por kritikët nuk janë aspak entuziastë për këtë film.
Vetëm një javë pas fillimit të shfaqjes, “Heart of Stone” zuri vendin e parë në shikueshmëri me më shumë se 30 milionë orë shikime.
Mirëpo, shumë kritikë e kanë krahasuar me filmat “Mission Impossible” të Tom Cruise duke e etiketuar si “Misioni i pamundur i vajzës së gjorë” dhe “Grabitja e raporteve speciale”.
Filmi është bërë me regji të Tom Harper, i cili ka punuar në serialin “Peaky Blinders”, ndërsa skenari është shkruar nga Greg Rucka dhe Allison Schroeder.
Në film, Gal Gadot portretizon Rachel Stone, një hakere që punon për Shërbimin e Inteligjencës Sekrete (MI6) dhe ekipi i saj përbëhet nga agjentët Parker (Jamie Dornan), Yang (Jing Lusi) dhe Bailey (Paul Ready). Por, MI6 nuk e di se Stone është një spiune që punon për një organizatë sekrete të quajtur Charter.
Edhe pse traileri tërhoqi shumë vëmendje pas publikimit dhe filmi është një nga më të ndjekurit në Netflix, ai ka një vlerësim 5.7 në IMDb. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kanë një dashuri të madhe, por zbulohen arsyet që çuan në një krizë në mes të Ben Affleck dhe Jennifer Lopez
Diddy akuzohet për një tjetër rast pas videos ku shihet duke e rrahur ish-partneren e tij
Momente gazmore në shtëpinë e Big Brother – Romeo bën ‘strip’ për Heidin dhe Eglën
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251