LAJMI I FUNDIT:

Hoxhaj: Kurti krijoi histeri mashtruese për njohjen e Kosovës nga Ukraina

Hoxhaj: Kurti krijoi histeri mashtruese për njohjen e Kosovës nga Ukraina

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka kritikuar Qeverinë Kurti, duke thënë se Ukraina po synon përmes Kosovës të afrohet me Serbinë, dhe se Kurti ka krijuar histeri mashtruese për njohjen e Kosovës.

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se Kosova duhet gjithherë të mbajë qëndrime në vijë me aleatët amerikanë dhe evropianë.

“Që nga aneksimi i Krimesë në vitin 2014 e deri sot kur po ndodh agresioni rus në Ukrainë, Kosova ka mbajtur qëndrim parimor dhe është rreshtuar me aleatët e saj në përkrahje të Ukrainës. Në vitin 2014 kur isha Ministër i Jashtëm sanksionet e para ndaj Rusisë nga Ballkani i vendosëm ne. Por, kjo përkrahje nuk është përkthyer në ndryshim qëndrimi të Ukrainës ndaj Kosovës. Këtë ia kam thënë atë kohë disa herë edhe homologut tim ukrainas Pavlo Klimkin dhe të tjerëve pas tij!”, ka shkruar Hoxhaj.


Tutje, ai ka shkruar se histeria e rrejshme e krijuar javët e fundit se Ukraina do ta njohë Kosovën, “ka qenë shpikje politike e brendshme dhe s’kishte asgjë të bënte me realitetin e jashtëm!”.

Hoxhaj shkroi se kjo më shumë shpërfaqë mungesën e gjykimit se çka mendon Kievi në të vërtetë dhe realiteti është që Ukraina synon afrim me Serbinë dhe rregullim raportesh me të në kontekst të agresionit rus, duke keqpërdorur Kosovën dhe qëndrimin e saj parimor.

“Kjo, u dëshmua më së miri nga vizita e Kryeministrit Kurti në Greqi, i cili ishte i vetmi nga rajoni që nuk pati takim bilateral me Zelenskyn! E këtu, tregohet politika e vërtetë e Ukrainës ndaj Kosovës dhe tregon fundin e histerisë mashtruese të Qeverisë Kurti rreth njohjes nga Ukraina!”, ka shkruar Hoxhaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Në rastin

Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit

Drejtësi
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Lajme
14-vjeçari që theri për vdekje bashkëmoshatarin në Tiranë lihet në burg, grupi hetimor sekuestron kamerat e sigurisë

14-vjeçari që theri për vdekje bashkëmoshatarin në Tiranë lihet në burg, grupi hetimor sekuestron kamerat e sigurisë

Lajme
Kalo në kategori