LAJMI I FUNDIT:

Në Maqedoni çdo vit zhduken mesatarisht 300 persona, 10 prej tyre janë fëmijë

Në Maqedoni çdo vit zhduken mesatarisht 300 persona, 10 prej tyre janë fëmijë
Foto: Ilustrim

Në Maqedoni mesatarisht çdo vit zhduken 300 persona, 10 prej tyre janë fëmijë. Këtë, e shkruan “Zëri i Amerikës” në gjuhën maqedonase, ky lajm i referohet hulumtimit të përgatitur nga organizata joqeveritare “Gazetarët për të drejtat e njeriut”. Aty shkruhet se, më së shumti zhduken fëmijët në rrezik social dhe fëmijët nga familjet jofunksionale.

Në tekst thuhet se Maqedonia e Veriut tani është pjesë e sistemit evropian për paralajmërimin e hershëm të fëmijëve të zhdukur, i cili synon përmirësimin e masave për gjetjen e tyre. Kjo nënkupton paraqitjes në kohë të informacionit për mungesën e fëmijëve në shkollë për më shumë se tre ditë për të eliminuar rrezikun e zhdukjes së tyre.

Sipas “Zërit të Amerikës”, do ta vënë në funksion edhe uebfaqen “najdime.org.mk”, përmes së cilës do të shpallet alarm për çdo person të zhdukur në vend.


Siç po raporton  duke iu referuar Ministrisë së Punëve të Brendshme, ato raportoijnë se nga shkurti 2022 deri më 17 gusht 2023 janë zhdukur gjithsej 43 të mitur, nga të cilët janë gjetur 35. Në kërkim aktiv janë edhe 8 të mitur të tjerë. Sipas policisë, të gjitha objektet janë duke u punuar në vazhdimësi deri në gjetjen e tyre.

Denoncimi për një person të zhdukur (fëmijë) dorëzohet në komisariatin e juridiksionit të përgjithshëm për vendin e zhdukjes së personit.

“Kërkimi për personin e zhdukur shpallet në nivel lokal apo qendror varësisht nga informatat se ku mund të jetë personi i zhdukur dhe në raste të caktuara bëhet edhe shpallja ndërkombëtare. Ministria e Brendshme ndërmerr një sërë masash operacionale për gjetjen e personave të zhdukur. Nga grumbullimi i informacionit operacional, vëzhgimi në terren, kërkimi i ujit dhe ajrit dhe vëzhgimi në terren, etj. Kërkimi për personin nuk ndalet deri në gjetjen e tij”, tha MPB.

Sipas Qendrës Evropiane për Fëmijët e Zhdukur, çdo vit zhduken 300 mijë fëmijë. Ata thonë se qëllimi i tyre është të parandalojnë zhdukjen e fëmijëve ose t’i sjellin në shtëpi të sigurt. Ndryshe, sipas organizatave joqeveritare, një numër në rritje i fëmijëve zhduken dhe nuk mund të gjurmohen në mbarë botën, që është trend i shoqërisë moderne dhe disa bëhen viktima të dhunës, shfrytëzimit dhe trafikimit të fëmijëve.

Në trend Lajme

Më shumë
Vuçiq sërish flet për pretendimet e

Vuçiq sërish flet për pretendimet e "Slobodna Bosna", se Serbia po financon media në Kosovë

Lajme
E kritikoi ministren Gërvalla, deputetit Kastrati i kundërpërgjigjen nga MPJD

E kritikoi ministren Gërvalla, deputetit Kastrati i kundërpërgjigjen nga MPJD

Lajme
Cani: Lajm i keq për shtetasit e Kosovës që duan të punojnë në Gjermani

Cani: Lajm i keq për shtetasit e Kosovës që duan të punojnë në Gjermani

Lajme
Preteni: Ushtarët e UÇK-së kanë qenë të lidhur për 48 orë nga KFOR-i francez

Preteni: Ushtarët e UÇK-së kanë qenë të lidhur për 48 orë nga KFOR-i francez

Lajme
Sulmoi klientin derisa ishte duke pirë, arrestohet pronari i një lokali në Leposaviq

Sulmoi klientin derisa ishte duke pirë, arrestohet pronari i një lokali në Leposaviq

Kronika e Zezë
Sadriu: Ndjehem i nderuar të jem i ftuar në drekën e Zonjës së parë të Francës, ishte përvojë e veçantë

Sadriu: Ndjehem i nderuar të jem i ftuar në drekën e Zonjës së parë të Francës, ishte përvojë e veçantë

Lajme
Kalo në kategori