Dëshironi të flini shpejt? Konsumimi i ushqimit që mund t’ju ndihmojë gjatë natës
Derisa biskotat ose patatinat janë ushqimet e preferuara të shumë njerëzve në mbrëmje, një opsion pak më i shëndetshëm mund t’ju ndihmojë të qetësoheni dhe të bini në gjumë më lehtë
Rezulton se edamame, një sojë që mund të zihet në avull, është plot me lëndë ushqyese që nxisin gjumin dhe mund t’ju ndihmojnë të flini shpejt.
Bishtajat edamame janë të pasura me triptofan, një aminoacid i përfshirë në modelet e gjumit të shëndetshëm. Trupi përdor triptofanin për të prodhuar melatonin, një hormon që ndihmon në rregullimin e ciklit të gjumit dhe zgjimit – sipas Bibliotekës Kombëtare të Mjekësisë në SHBA.
Duke qenë se triptofani mund të çojë në një rritje të melatoninës, drejtori i Programit të Kërkimit të Gjumit dhe Shëndetit në Universitetin e Arizonës, Michael Grandner, ka thënë për Livestrong.com se në këtë mënyrë mund t’ju ndihmojë të bini në gjumë pak më lehtë, transmeton Telegrafi.
Trupi juaj normalisht fillon të pompojë melatoninë ndërsa errësira bie, duke sinjalizuar se është koha për të filluar përgatitjen për gjumë.
Fasulet edamame nuk janë burimi i vetëm i triptofanit, por ato janë një nga më të mirat. Një filxhan bishtaja përmban 416 miligramë triptofan ose rreth 150 për qind të sasisë së rekomanduar ditore.
Gjithashtu, njerëzit që hanë fruta, perime dhe bishtajore me nivele të larta të triptofanit kanë më shumë gjasa të raportojnë gjumë më të mirë sesa ata që konsumojnë ushqime me nivele më të ulëta të triptofanit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Gjashtë sjellje “qetësuese” që në fakt shkaktojnë më shumë ankth
Faktorët etiologjik dhe metodat diagnostike të osteoporozës
Te disa njerëz shpesh shfaqet nevoja të shkojnë në tualet kur janë duke bërë blerje: Mjeku zbulon se çfarë fshihet pas saj
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Pamjet tregojnë ‘Old Trafford’ drejt shkatërrimit – Ronaldo kishte të drejtë kur foli për kushtet e klubit
Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!
Wayne Rooney zbulon skandalin e lojtarëve të Man United - nëse vërtetohet do ketë pasoja
Ish-ylli i Liverpoolit zbulon trajnerin e ardhshëm të Man United – thotë se ia tregoi një lojtar aktual i tyre
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron