LAJMI I FUNDIT:

Finlanda me një tjetër paketë mbrojtëse për Ukrainën

Finlanda me një tjetër paketë mbrojtëse për Ukrainën

Kryeministri i Finlandës ka njoftuar se vendi po përgatit një paketë të re të mbrojtjes për Ukrainën.

Petteri Orpo zhvilloi bisedime me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky në Kiev, së bashku me presidentët e Portugalisë dhe Lituanisë.

Paketa e 18-të finlandeze bëhet e ditur se do të përfshijë armë të rënda dhe municione, raporton skynews.


Kryeministri finlandez tha se ata ishin një nga vendet që më së shumti e kanë ndihmuar Ukrainën.

“Populli i Ukrainës po lufton për vlerat tona të përbashkëta të lirisë. Vendi i Ukrainës është në Perëndim, në Bashkimin Evropian dhe në NATO”, tha ai.

Ndryshe, raportohet se deri më tani finlandezët kanë dhënë ndihma në vlerë të 1.7 miliard eurove për popullin ukrainas. /Telegrafi/