Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i ka kërkuar falje Gjermanisë për deklaratën e ministrit të Brendshëm serb, Bratisllav Gashiq, lidhur me hetimet për vrasjen e politikanit serb nga Kosova, Oliver Ivanoviq.
“Ne e verifikuam me pjesëtarët e shërbimit gjerman në 20 ditët e mëparshme, që nga pretendimet e Bratisllav Gashiqit se ata po fshehin vrasësit në rastin e Oliver Ivanoviqit, dhe morëm garanci dhe prova se ata nuk po e fshehin këtë informacion”, tha Vuçiq.
Ai shtoi se, në emër të Gashiqit, kërkon falje për deklaratën, ndërsa shtoi se shpreson se në të ardhmen do të arrihen “rezultate konkrete”.
Më 21 qershor, ministri Gashiq, në një seancë të Kuvendit të Serbisë, tha se autoritetet serbe “e dinë saktësisht” se kush e vrau politikanin serb nga veriu i Kosovës, Oliver Ivanoviq.
“Ne e dimë saktësisht se kush është vrasësi dhe kërkuam nga autoritetet gjermane, nën mbrojtjen e të cilëve ndodhet ai njeri për momentin, që të na japin informacione”, kishte thënë ministri serb, teksa përgjigjej në pyetjet parlamentare, transmeton REL.
Një ditë më vonë, më 22 qershor, edhe Gashiq në Kuvend tha se nuk e akuzon Gjermaninë për fshehjen e vrasësit të Oliver Ivanoviqit, por tha se deklarata e tij ishte “transmetuar pa pikëpyetje” dhe kjo i kishte dhënë deklaratës së tij kuptim tjetër.
“Ne i pyetëm autoritetet gjermane se nën mbrojtjen e kujt është ai njeri për moment – pikëpyetje – që të na japin informacion”, tha Gashiq më 23 qershor.
Në transkriptën e seancës së Kuvendit, e cila është publikuar në faqen e internetit të Kuvendit të Serbisë, nuk është vendosur asnjë pikëpyetje në deklaratën e Gashiqit.
Në qershor, qeveria në Berlin hodhi poshtë “insinuatat” e Gashiqit dhe deklaroi se Gjermania nuk e di se kush e vrau politikanin nga Kosova, Oliver Ivanoviq.
Ivanoviq u vra më 16 janar të vitit 2018, me gjashtë të shtëna në shpinë, para ndërtesës së partisë së tij në Mitrovicën e Veriut. Më shumë se pesë vjet pas vrasjes, çështja ende nuk është zbardhur.
Prokuroria Speciale e Kosovës deri më tani ka ngritur tri aktakuza për vrasjen e Ivanoviqit.
Në to nuk ka pasur ndryshime thelbësore dhe aktakuzat përmendin vetëm individë të cilët, siç thuhet, “me vetëdije dhe qëllim kanë ndihmuar grupin kriminal për të kryer veprën penale të vrasjes së Oliver Ivanoviqit”. Nuk bëhet i ditur autori i vrasjes apo porositësi i saj.
Akuza u ngritën ndaj policëve Nedeljko Spasojeviq, Radeta Basara, Zharko Jovanoviq, si dhe ndaj sekretares së Oliver Ivanoviqit, Silvana Arsoviq, dhe Marko Roshiq, banor i Mitrovicës së Veriut.
Më 19 tetor të vitit 2022, me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës, Policia e Kosovës ka arrestuar edhe M.M. nga komuniteti serb nën dyshimin se është pjesëtar i “grupit të organizuar kriminal” të lidhur me vrasjen.
Hetimet për vrasjen e Ivanoviqit janë duke u zhvilluar edhe nga Prokuroria Speciale e Serbisë, por ky proces është ende në hetimet paraprake.
Ministria e Drejtësisë e Kosovës dhe e Serbisë nuk bashkëpunojnë, ndërkohë që procedurat në Kosovë kërkojnë ndërmjetësimin e EULEX-it për marrjen e deklaratave të dëshmitarëve.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze