LAJMI I FUNDIT:

Numri i këshilltarëve të Kurtit, Tahiri: Prej 5 në 50-të, Albini i han fjalët e veta

Numri i këshilltarëve të Kurtit, Tahiri: Prej 5 në 50-të, Albini i han fjalët e veta

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka shpërndarë një video të kryeministrit Albin Kurti i cili në vitin 2019 pati deklaruar se si kryeministër nuk do t’i ketë më shumë se pesë këshilltarë.

Tahiri përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se dikur Kurti thoshte se ai kryeministër që i ka pesë këshilltarë është i paaftë, e siç u shpreh ai “Kurti i ka 34 këshilltarë”.


“Kurti, prej 5ve në 50-të! Albin Kurti që thoshte se, ai kryeministër që i ka më shumë se 5 këshilltarë është i paaftë, paska vendosur t’i ketë 34 këshilltarë. Prej tyre 15 të brendshëm, 10 të jashtëm dhe 9 për komunitete, plus 15 nënpunës, që në total i bie afër 50 persona në kabinetin e tij.

I paska shtuar, jo veç këshilltarë për veti, por edhe në ministri. Natyrisht, krejt këta janë VV. Kështu është kur krejt partia bartet në Qeveri ”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

Ai po ashtu tha se: “Shiheni videon e datës 15 shtator 2019 ku flet për këtë temë dhe lexone Rregulloren nr.14/2023 për Fushat e Përgjegjësisë Administrative të Zyrës së  Kryeministrit dhe Ministrive që dje, me datën 22.08.2023 ka hyrë në fuqi”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Arratiset Enver Sekiraqa, Policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare

Arratiset Enver Sekiraqa, Policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare

Drejtësi
Goditen grupet kriminale në Shqipëri, sekuestrohen pasuri në vlerë 4.5 milionë euro, arrestohen 50 persona

Goditen grupet kriminale në Shqipëri, sekuestrohen pasuri në vlerë 4.5 milionë euro, arrestohen 50 persona

Lajme
U raportua se tregoi para Policisë së Serbisë të dhëna për UÇK-në, Durmishi: Është dokument i falsifikuar, jo deklaratë e imja - nuk shantazhohem dot nga UDB-ja

U raportua se tregoi para Policisë së Serbisë të dhëna për UÇK-në, Durmishi: Është dokument i falsifikuar, jo deklaratë e imja - nuk shantazhohem dot nga UDB-ja

Lajme
Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Lajme
Ahmeti: Nuk duhet të hapim front midis shqiptarëve dhe maqedonasve

Ahmeti: Nuk duhet të hapim front midis shqiptarëve dhe maqedonasve

Politikë
Kurti priti në takim udhëheqësit e koalicionit VLEN, i përgëzon për rezultatin zgjedhor në Maqedoninë e Veriut

Kurti priti në takim udhëheqësit e koalicionit VLEN, i përgëzon për rezultatin zgjedhor në Maqedoninë e Veriut

Politikë
Kalo në kategori