LAJMI I FUNDIT:

Qeveria shkarkon Bujar Ejupin nga pozita e drejtorit të Autoritetit të Aviacionit Civil

Qeveria shkarkon Bujar Ejupin nga pozita e drejtorit të Autoritetit të Aviacionit Civil

Qeveria e Kosovës ka shkarkuar Bujar Ejupin nga pozita e drejtorit të përgjithshëm të Autoritetit të Aviacionit Civil.

Propozim- vendimin për këtë e bëri zëvendësministri i MMPH-së, Hysen Durmishi.

“Sot para jush paraqes propozim-vendimin për përfundimin e parakohshëm të mandatit të drejtorit të përgjithshëm të Autoriteti të Aviacionit Civil, Bujar Ejupi. Mos-aprovimi i raporteve vjetore të AAC nga Kuvendi i Kosovës, raportimi i shkeljeve proporcionale të z.Ejupi nga ana e bordit mbikëqyrës të AAC, raportimi me shumë gjetje i autoriteti mbikëqyrës të Islandës në emër të KFRO-it, raporti me 20 gjetje i ekspertëve austriakë të kontraktuar nga DEASA dhe një varg shkeljesh të ndryshme, paraqesin bazë të mjaftueshme për përfundimin e parakohshëm të mandatit të z.Ejupi”, tha Durmishi.


Sindikata e punëtorëve të AAC-së kërkon shkarkimin e drejtorit Bujar Ejupi
Lexo po ashtu Sindikata e punëtorëve të AAC-së kërkon shkarkimin e drejtorit Bujar Ejupi

Kujtojmë se Shoqata Sindikale e Punëtorëve të Autoritetit të Aviacionit Civil, javë më parë kishte kërkuar shkarimin e drejtorit Bujar Ejupi.

Sindikata e AAC-së kishte kundërshtuar projekt-rregulloren e brendshme të cilën drejtori Ejupi e kishte dërguar në MPB për aprovim, si dhe gjithë procesin që i ka paraprirë këtij dokumenti.

“Një drejtor i tillë nuk i bën nderë institucionit e as shtetit dhe duhet të largohet vet ose të shkarkohet sa më parë, në mënyrë që t’i jepet mundësi AAC-së të kthejë funksionalitetin dhe profesionalizimin e dëshmuar ndër vite. Apelojmë te ministri Aliu dhe kryeministri Kurti që të angazhohen urgjentisht për ta adresuar situatën në AAC”, thuhej në reagimin e sindikatës. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Sa investojnë zviceranët në kriptovaluta?

Sa investojnë zviceranët në kriptovaluta?

Botë
Gazprom ndalon furnizimin me gaz për Austrinë, kancelari austriak: Putini nuk mund të na shantazojë

Gazprom ndalon furnizimin me gaz për Austrinë, kancelari austriak: Putini nuk mund të na shantazojë

Botë
Harroni stresin – Ky vend do të bëhet arratisja juaj e preferuar!

Harroni stresin – Ky vend do të bëhet arratisja juaj e preferuar!

Ekonomi
Kurti në 25-vjetorin e BQK-së: Qëllimi kryesor, ndërtimi i një sistemi e sektori financiar të shëndoshë dhe të qëndrueshëm

Kurti në 25-vjetorin e BQK-së: Qëllimi kryesor, ndërtimi i një sistemi e sektori financiar të shëndoshë dhe të qëndrueshëm

Ekonomi
Mega Zbritja po vjen në Aztech!

Mega Zbritja po vjen në Aztech!

Ekonomi
Teknologjia inovative e dritareve të Deceuninck - Sistemi i profilit të dritareve plastike

Teknologjia inovative e dritareve të Deceuninck - Sistemi i profilit të dritareve plastike "Elegant": Platforma e zgjeruar plotësisht

Ekonomi
Kalo në kategori