LAJMI I FUNDIT:

“Është hera e parë” – Pioli tregon pse është ‘aq i lumtur’ me Rafael Leaon

“Është hera e parë” – Pioli tregon pse është ‘aq i lumtur’ me Rafael Leaon

Stefano Pioli lavdëroi sulmuesin Rafael Leaon gjatë konferencës së tij për shtyp pas ndeshjes së hënës ndaj Bologna.

Kuqezinjtë e nisën sezonin e ri të Serie A me një fitore 2-0 ndaj Bolognas në Stadio Dall’Ara të hënën mbrëma.


Pioli lavdëroi Leaon gjatë intervistës së tij me DAZN pas fishkëllimës së fundit dhe vazhdoi të komplimentonte portugezin gjatë konferencës së tij për shtyp pas ndeshjes.

“Jam shumë i lumtur sepse mendoj se është hera e parë që Leao ka ngërçe. Kur keni ngërçe, do të thotë se keni dhënë gjithçka”, ka thënë fillimisht Pioli.

“Nuk dua t’i shoh lojtarët që kthehen në shtëpi duke thënë ‘Zotëri nuk jam i lodhur, mund të jap ende diçka’. Dua lojtarë që duhet të lirohen sepse kanë ngërçe”.

“Rafa ka superfuqi, por mund të ketë edhe ngërçe nëse vrapon gjatë gjithë lojës”, përfundoi trajneri i Milanit.

Leao i bindur për të ardhmen e ndritur: Do ta fitoj Ligën e Kampionëve dhe Topin e Artë
Lexo po ashtu Leao i bindur për të ardhmen e ndritur: Do ta fitoj Ligën e Kampionëve dhe Topin e Artë

Portugezi ishte i rraskapitur dhe e ka larguar topin menjëherë pas fishkëllimës së fundit, i shtrirë në tokë për shkak të lodhjes.

Leao luajti ndeshjen e tij të parë konkurruese me fanellën nr.10, të cilën e mori pas kthimit të Brahim Diaz në Real Madrid në fillim të kësaj vere. Kuqezinjtë shënuan dy gola në 21 minutat e para përmes Olivier Giroud dhe Christian Pulisic.

Djemtë e Piolit luajnë ndeshjen e dytë të sezonit në Serie A të shtunën kundër Torinos në San Siro, në debutimin e tyre në shtëpi në sezonin 2023/24. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Gabimi në Ligën e Kampionëve i kushton, UEFA pritet t’i jap një dënim të ashpër gjyqtarit Marciniak

Gabimi në Ligën e Kampionëve i kushton, UEFA pritet t’i jap një dënim të ashpër gjyqtarit Marciniak

Ndërkombëtare
Xavi Hernandez dëshiron që ylli i Barcelonës të shitet këtë verë si pjesë e planeve për ‘revolucion’

Xavi Hernandez dëshiron që ylli i Barcelonës të shitet këtë verë si pjesë e planeve për ‘revolucion’

La Liga
Modric po largohet nga Real Madridi - ai ka porositur dhurata lamtumire për shokët e tij

Modric po largohet nga Real Madridi - ai ka porositur dhurata lamtumire për shokët e tij

La Liga
Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, gjiganti evropian përgatitë ofertë bombastike për asin brazilian

Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, gjiganti evropian përgatitë ofertë bombastike për asin brazilian

La Liga

"Deri dje, nuk isha i sigurt se kush ishte lojtari më i mirë në botë, tani e di" - De Ligt me fjalë të mëdha për yllin e Realit

Liga e Kampionëve

"Kemi gjëra më të rëndësishme për t'u fokusuar" - përgjigja e Ancelottit kur u pyet për Mbappen

La Liga
Kalo në kategori