LAJMI I FUNDIT:

Mickoski: Qeveria nuk ka mbështetje për ndryshime kushtetuese as nga OBRM-PDUKM, as nga qytetarët

Mickoski: Qeveria nuk ka mbështetje për ndryshime kushtetuese as nga OBRM-PDUKM, as nga qytetarët

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, së bashku me nënkryetarin dhe deputetin Aleksandar Nikolloski, ka pasur takim me ambasadoren gjermane në Maqedoninë e Veriut, Petra Drexler.

Siç informojnë nga partia, në takim është diskutuar për situatën aktuale politike dhe procesin e integrimeve evropiane të vendit.

“Mickoski e njoftoi ambasadorin Drexler për gjendjen aktuale politike në vend dhe se qeveria me vetëdije e shkel Rregulloren e Kuvendit duke mos i votuar ndryshimet kushtetuese, sepse nuk ka shumicë prej dy të tretash dhe kjo u vërtetua, siç tha ai, në seancën e Kuvendit, kur pas përfundimit, në vend që të hidhet në votim pika, është ndërprerë”, thuhet në njoftim.


Mickoski edhe një herë e përsëriti qëndrimin e partisë se nuk do të mbështesin amendamentet kushtetuese dhe theksoi se çështjet bilaterale nuk duhet të jenë kusht për fillimin e negociatave me BE-në.

Mickoski tha se në kushtet kur qeveria është e delegjitimuar dhe nuk ka përkrahje nga qytetarët, është e nevojshme mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Në të njëjtën kohë, Mickoski shprehu mirënjohje të madhe për bashkëpunimin dhe mbështetjen e Republikës Federale të Gjermanisë ndaj Maqedonisë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump

Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump

Lajme
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin

Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin

Lajme
Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës

Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës

Siguri
Greminger: Trump nuk e ka mendjen te dialogu Kosovë – Serbi

Greminger: Trump nuk e ka mendjen te dialogu Kosovë – Serbi

Lajme
Avokati serb: Presioni i Perëndimit kyç për ndjekjen penale të Radoiçiqit për sulmin në Banjskë

Avokati serb: Presioni i Perëndimit kyç për ndjekjen penale të Radoiçiqit për sulmin në Banjskë

Drejtësi
Pas SHBA-së edhe Zvicra ndërpret ndihmën ekonomike për Shqipërinë

Pas SHBA-së edhe Zvicra ndërpret ndihmën ekonomike për Shqipërinë

Lajme
Kalo në kategori