LAJMI I FUNDIT:

Dreshaj i AAK-së për librat: Të paaftë për të qeverisur, vetëm sa e rëndon skamjen e shumë familjeve

Dreshaj i AAK-së për librat: Të paaftë për të qeverisur, vetëm sa e rëndon skamjen e shumë familjeve

Deputeti i Kuvendit nga radhët e AAK-së, Shemsedin Dreshaj, ka thënë se kjo që po ndodh me arsimin në Kosovë, nuk mbahet mend të ketë ndodhur ndonjëherë pas luftës, kjo si pasojë e njerëzve të paaftë në qeverisje.

Dreshaj ka thënë se qeveria po bënë lojë me emocionet e fëmijëve dhe me skamjen e familjarëve e gatishmërinë e mësimdhënësve.

“Dështimi i radhës i qeverisë, lajm i hidhur për nxënës, prindër e mësimdhënës. A thua pse edhe sivjet lojë me emocionet e fëmijëve, me skamjen e familjarëve dhe me gatishmërinë e mesimdhënësve, përkundër shumë pakënaqësive, që ky vit të fillojë me kohë”.


Shtëpia Botuese Dukagjini: Kemi ofertuar më lirë se vitin e kaluar
Lexo po ashtu Shtëpia Botuese Dukagjini: Kemi ofertuar më lirë se vitin e kaluar

“Cilat qenkan prioritetet menaxhuese të këtij vendi: shkollat e parinovuara, tekstet mësimore te pakontraktuara, mësues e nxënës në shtëpi. Kjo nuk ka ndodhur asnjëherë pas lufte e madje as gjatë viteve të okupimit, viteve të 90-ta. Krejt kjo si pasojë e paaftësisë së njerëzve që sot qeverisin me vendin”, ka thënë Dreshaj.

Ai ka shtuar se qeveria Kurti e ka vra shpresën dhe ardhmërinë e rinisë.

“Si duket arsimin e kemi shumë mirë. Ky vend nuk paska nevojë për shkolla, as për tekste mësimore e madje as për mësimdhënës. Arsimi lehtë shkatërrohet, por vështirë riparohet. E vrave shpresën dhe ardhmërinë e rinisë, populli dhe vendi gjykohen në vdekje. Ju lus veproni, me fëmijë nuk bëhet eksperiment”, është shprehur Dreshaj.

Në trend Lajme

Më shumë
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Kronika e Zezë
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës –  Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Lajme
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Lajme
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Kalo në kategori