LAJMI I FUNDIT:

Rexhaj i LVV-së: Kryeprokurori Isufaj po shantazhon se këtë javë do të arrestohet ministrja Hajdari

Rexhaj i LVV-së: Kryeprokurori Isufaj po shantazhon se këtë javë do të arrestohet ministrja Hajdari

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Arber Rexhaj ka thënë se kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj po shantazhon me arrestimin e mundshëm të ministres së Industrisë, Rozeta Hajdari.

Përmes një postimi në Facebook, Rexhaj ka thënë se “Blerim Isufaj, kryeprokurori i Speciales, ai që ia ka hequr fletëarrestin Radojiçiqit për rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit, nuk po lë vend pa shantazhuar me “këtë javë do arrestohet ministrja””.

Sipas tij, kryeprokurori “ia bëka agjendën prokurorit të rastit”, duke i thënë atij që “ta marrë vet këtë rast, ta shfryjë gjithë mllefin që ka me qeverinë”.


“Kështu me gjasë shpreson pak, edhe ca ditë s’e do ta kontrollojë zgjedhjen e pozitave drejtuese në sistemin prokurorial këtë mes shtator”, ka vijuar ai.

Ndryshe, më 18 gusht, në bastisjet që ka realizuar Policia e Kosovës në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka arrestuar dy punonjës të këtij dikasteri.

Të arrestuarit janë drejtori i Divizionit për Rezervat Shtetërore të Mallrave, Hafiz Gara, dhe drejtori i Departamentit për Integrim Evropian dhe Koordinim të Politikave, Irfan Lipovica.

Policia gjatë bastisjes në pronën dhe biznesin e Ridvan Muharremit, e ka arrestuar të njëjtin si njëri nga personat e dyshuar në këtë rast.

Të dyshuarve u është caktuar masa e paraburgimit.

Aksioni është zhvilluar pas publikimit të disa audioincizimeve, në të cilat dëgjohen dy zyrtarë të MINT-it të cilët pretendojnë se vaji i paguar nga shteti i Kosovës nuk ka ardhur nga Polonia në Kosovë, edhe pse për atë sasi shteti kishte paguar./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ndryshim moti në fundjavë, nga e diela rënie e temperaturave

Ndryshim moti në fundjavë, nga e diela rënie e temperaturave

Lajme
Sveçla pas aksionit në Pejë ku u sekuestruan mbi një ton drogë: Prapa grilave është vendi i kriminelëve

Sveçla pas aksionit në Pejë ku u sekuestruan mbi një ton drogë: Prapa grilave është vendi i kriminelëve

Lajme
Kurti në takim me kryeministrin e Kroacisë: Serbia mbetet faktor destabilizues e kërcënues i rajonit

Kurti në takim me kryeministrin e Kroacisë: Serbia mbetet faktor destabilizues e kërcënues i rajonit

Lajme
Imami Maliqi njofton se do të rifillojë mësimin nxënësja nga Peja që u largua për shkak të mbulesës

Imami Maliqi njofton se do të rifillojë mësimin nxënësja nga Peja që u largua për shkak të mbulesës

Lajme
Lajçak deklarohet pas takimit me Kurtin në New York

Lajçak deklarohet pas takimit me Kurtin në New York

Lajme
Kështu do të llogariten çmimet e reja të sigurimit të detyrueshëm të automjeteve në Shqipëri

Kështu do të llogariten çmimet e reja të sigurimit të detyrueshëm të automjeteve në Shqipëri

Lajme
Kalo në kategori