Para një muaji u rreshtuan në radhët e Policisë së Kosovës. Por vetëm një muaj pasi morën detyrën, 7 policë të rinj serbë dhanë dorëheqje.
Shqetësimin për dorëheqjen e tyre nga detyra e kanë shprehur ambasadorët e huaj në Kosovë dhe misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë, EULEX, por edhe krerët institucionalë të Republikës së Kosovës.
Njohës të çështjeve të sigurisë paralajmërojnë se mund të ketë sërish dorëheqje të tyre në rast se nuk ndalen kërcënimet e Serbisë në raport me ta.
“Burimi i kërcënimit është presidenti I një vendi fqinj, Vuçiq përmes ekstremistëve të tij. Që nga diplomimi i 42 policëve serb nga 74 të komuniteteve jo shumicë, ata i targetuan në media duke kërcënuar. Policia e Kosovës ka kapacitete të mjaftueshme të mbaj rend edhe me forcat e veta por interesi edhe i drejtorisë së përgjithshme edhe krerëve të institucioneve të Kosovës që t’i kthejnë në veprim pjesëtarët e të gjitha komuniteteve në Kosovë”, tha për RTK, eksperti Nuredin Ibishi.
Kurse eksperti Drizan Shala, tha se policët nga komuniteti serb sipas të gjitha gjasave janë në presion të jashtëzakonshëm të strukturave kriminale të mbështetur nga Beogradi zyrtari.
“Mund të presim që gjatë javëve në vijim do të kemi numër më të madh të zyrtarëve policor nga komuniteti serb që do të japin dorëheqje”, tha ai.
Në nëntor të vitit të kaluar, pjesëtarët serbë të policisë në veri të Kosovës kishin dhënë dorëheqje, si pjesë e dorëheqjeve kolektive të zyrtarëve serbë në komunat veriore – Zveçan, Leposaviq, Zubin Potok dhe Mitrovicë të Veriut – në shenjë pakënaqësie me një vendim të Qeverisë së Kosovës për ri regjistrimin e makinave me targa ilegale serbe në ato RKS.
Për të përmbushur vakumin e krijuar pas dorëheqjeve, autoritetet në Kosovë shpallën konkurs për pranimin e policëve të rinj.
Në korrik 74 policë të rinj nga komunitetet jo shumicë filluan punën në Policinë e Kosovës.
Nga ky numër, 46 i përkisnin vetëm komunitetit serb, 7 prej të cilëve tashmë kanë hequr dorë nga uniforma e Policisë së Kosovës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale
LD themeloi Forumin e Gruas, me të do të udhëheqë deputetja Saranda Imeri
Gjakovë, policia arreston gruan që kishte rrahur djalin e saj të mitur
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian
Zhduket një vajzë në Prishtinë
Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova