LAJMI I FUNDIT:

Ka realizuar filma si “The Godfather” e “Apocalypse Now”, Coppola befason me përzgjedhjen për filmin e preferuar

Ka realizuar filma si “The Godfather” e “Apocalypse Now”, Coppola befason me përzgjedhjen për filmin e preferuar
(Foto: WireImage)

Filmbërësi legjendar, Francis Ford Coppola, ka treguar se cilin nga filmat e tij e pëlqen më shumë dhe i ka befasuar shumë fansa me zgjedhjen që ka bërë.

Edhe pse shumëkush mendoi se përgjigja do të ishte për njërin nga hitet, si “The Godfather” ose “Apocalypse Now”, regjisori ka thënë se filmi i tij i preferuar është “Rumble Fish” nga viti 1983.


Diane Keaton befason me deklaratën e saj: Askush nuk e donte Al Pacinon në “The Godfather”
Lexo po ashtu Diane Keaton befason me deklaratën e saj: Askush nuk e donte Al Pacinon në “The Godfather”

“Filmi im i preferuar? Kjo është si të pyesësh dikë që ka shtatë fëmijë se cili është i preferuari i tyre. I dua të gjithë, por nëse depërtojmë thellë ndoshta do të thosha ‘Rumble Fish’”, ishte përgjigja e Coppolas në Instagram për filmin e preferuar.

Ky film bazohet në romanin me të njëjtin emër nga Susan Eloise Hinton dhe ndjek adoleshentin Rusty James (Matt Dillon), i cili merr pjesë në përleshje me bandën e tij dhe kalon kohën e tij të lirë me të dashurën Patty (Diane Lane).

“Apocalypse Now”: Detaje për “filmin e përsosur”!
Lexo po ashtu “Apocalypse Now”: Detaje për “filmin e përsosur”!

James adhuron vëllanë e tij të madh, të quajtur ‘Motorcycle Boy’ (Mickey Rourke), i cili dikur ishte delikuenti më i madh dhe përpiqet të bëjë gjithçka që ka bërë në rininë e tij. Por, pasi vëllai kthehet në qytet, James vëren se ai ka ndryshuar plotësisht dhe nuk është më perosni që ishte.

Po ashtu, “Rumble Fish” është nga filmat e parë të rëndësishëm, në të cilin ka aktruar nipi i Coppolas, Nicolas Cage (emri i vërtetë i të cilit është Nicolas Kim Coppola). /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Kush është ai artist para Allahut", bëhet virale një video e Feros në rrjetet sociale

Magazina
Banorët e përqeshin, Graciano Tagani largohet duke qarë nga oborri i Big Brother

Banorët e përqeshin, Graciano Tagani largohet duke qarë nga oborri i Big Brother

Magazina
Në Big Brother miq të ngushtë, por Efi tani thotë se nuk do t'i flasë kurrë më Luiz Ejllit

Në Big Brother miq të ngushtë, por Efi tani thotë se nuk do t'i flasë kurrë më Luiz Ejllit

Magazina
Bes Kallaku feston gjashtëmujorin e të birit Amen, me një fotografi të rrallë

Bes Kallaku feston gjashtëmujorin e të birit Amen, me një fotografi të rrallë

Magazina
Holanda përjashtohet nga finalja e

Holanda përjashtohet nga finalja e "Eurovision 2024"

Magazina
Xhensila Myrtezaj feston gjashtëmujorin e djalit Amen: Më transformove si asnjëherë më parë

Xhensila Myrtezaj feston gjashtëmujorin e djalit Amen: Më transformove si asnjëherë më parë

Magazina
Kalo në kategori