LAJMI I FUNDIT:

“Mendova se Caicedo kishte kaluar te Liverpooli”- Endo flet edhe për kalimin e tij në Anfield

“Mendova se Caicedo kishte kaluar te Liverpooli”- Endo flet edhe për kalimin e tij në Anfield

Wataru Endo ka folur për pjesën se si ndodhi transferimi i tij nga Stuttgarti te Liverpooli në këtë javë.

Mesfushori japonez u bashkua me The Reds për shumën e 18 milionë eurove, ndërsa ka diskutuar edhe për Moises Caicedon që ishte po ashtu afër kalimit në Anfield.

“Për të qenë i sinqertë, unë ndoqa lajmet rreth Liverpoolit, se ata donin mesfushorë, ata donin një numër 6”, ka thënë Endo në një intervistë për Athletic.


Klopp me vlerësim brutal për debutimin e Endos
Lexo po ashtu Klopp me vlerësim brutal për debutimin e Endos

“Mendova se Caicedo kishte shkuar në Liverpool (qesh). Kështu që kur dëgjova se ai shkoi në Chelsea, thjesht mendova ndoshta ka ndodhur”.

“Mendova se ndoshta ata kishin nevojë për mesfushorë me përvojë apo diçka të tillë, sepse Henderson dhe Fabinho kishin lëvizur. Mendova se mund të kishte një shans”.

“Unë e kuptoj se klubet kryesore duan talente të rinj, por ju e dini që unë thjesht them me vete: ‘Kjo është mundësia e vetme që mund të keni për të kaluar në Liverpool sepse ata zakonisht përpiqen të marrin lojtarë më të rinj’. Kam pasur rastin dhe kam ndërmend ta shfrytëzoj”.

Krahasohen statistikat e Caicedos, Lavias dhe Endos, një pasqyrë se cili është më i miri si mesfushor defanziv
Lexo po ashtu Krahasohen statistikat e Caicedos, Lavias dhe Endos, një pasqyrë se cili është më i miri si mesfushor defanziv

“Ishte vetëm tre apo katër ditë më parë (interesimi i Liverpoolit). Ndodhi kaq shpejt. Agjenti im më thirri dhe unë duhej të vendosja shpejt. Nuk mund të thoja jo sepse të luaja në Ligën Premier ishte gjithmonë ëndrra ime. Gjithmonë do t’i thoja agjentit tim se doja të luaja në Ligën Premier për një skuadër më të mirë, kështu që ja ku jam”.

“Po bëhesha gati për të luajtur në Bundesligë. Tani po luaj këtu në Anfield në Ligën Premier para gjithë këtyre tifozëve, është çmenduri. Kisha kohë vetëm për një seancë stërvitore, kështu që u përpoqa të bëhesha gati sa më mirë. Unë jam një lojtar me përvojë, kështu që më duhej të pranoja dhe të merresha me situatën nën kontroll”, ka shtuar më tej japonezi.

Liverpooli pagoi 18 milionë euro për të nënshkruar Edon nga Stuttgarti. Ai ka bërë tashmë debutimin e tij për Reds, duke luajtur rreth 30 minuta kundër Bournemouth në fitoren 3-1. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
U mendua se vetëm një ndeshje, mësohet dënimi që Liga Premier ia ka dhënë Arne Slotit

U mendua se vetëm një ndeshje, mësohet dënimi që Liga Premier ia ka dhënë Arne Slotit

Premier League
Një rivalitet i ri i madh po lind në Evropë dhe ja sa larg do të jenë stadiumet e tyre

Një rivalitet i ri i madh po lind në Evropë dhe ja sa larg do të jenë stadiumet e tyre

Ligue 1
Deco konfirmon se lojtari i Barcelonës kërkoi personalisht transferimin në Arabinë Saudite

Deco konfirmon se lojtari i Barcelonës kërkoi personalisht transferimin në Arabinë Saudite

La Liga
Ancelotti konfirmon rikthimin e tre yje të Real Madridit për ndeshjen kthyese me Man Cityn

Ancelotti konfirmon rikthimin e tre yje të Real Madridit për ndeshjen kthyese me Man Cityn

Liga e Kampionëve
Michael Oliver e ka të ndaluar të ndajë drejtësinë në ndeshjet e klubit të njohur anglez

Michael Oliver e ka të ndaluar të ndajë drejtësinë në ndeshjet e klubit të njohur anglez

Premier League
Chelsea tentoi një ‘lëvizje dinake’ për transferimin e yllit të Barcelonës në janar

Chelsea tentoi një ‘lëvizje dinake’ për transferimin e yllit të Barcelonës në janar

Ndërkombëtare
Kalo në kategori