Restoranti në Berat, ku disa turistë italianë u larguan pa paguar, ka falënderuar kryeministren italiane, Giorgia Meloni për pagesën e faturës të kryer përmes ambasadës.
Paratë tashmë të futura në një kavanoz janë kthyer në suvenir kundër syrit të keq në restorantin në Berat.
Restoranti ka falënderuar turistët italianë, të cilët me veprimin e tyre edhe pse të pahijshëm promovuan vendin tonë.
“Ne nuk kemi lejuar asnjë intervistë. Ata qytetarë italianë që kanë shkuar pa paguar kanë bërë një publicitet të madh për qytetin tonë. Le t’i falënderojmë ata! Tashmë thamë se nuk kishte asnjë problem me ta atë ditë. Këtu italianët janë në shtëpi, shumë vijnë këtu sikur ne shqiptarët ishim në Itali në kohë të errëta dhe jemi të mirëpritur. Falënderojmë kryeministren Giorgia Meloni për reagimin e shpejtë në këtë rast. Ajo është një zonjë e vërtetë! Ne punojmë shumë dhe kjo është një çështje familjare Por kjo nuk është çështje parash për ne (ne refuzuam një herë) por jemi shumë të prekur nga gjesti i saj! Një shembull i mrekullueshëm i dinjitetit nga një nënë e mirë e rreptë që jep një shembull për shtëpinë e saj! Faleminderit! Në foto janë paratë e saj që na ka dërguar përmes ambasadës. Ata do të qëndrojnë këtu në restorant si një suvenir dhe gjithashtu kundër syri i keq. Faleminderit President Meloni Viva Itali Viva Albania!”, shkruhet në postimin e restorantit.
Kryeministri Edi Rama në një intervistë për TG1 zbuloi detaje nga momenti kur Meloni kishte mësuar për rastin, sipas saj të turpshëm.
“Unë ia tregova këtë gjë për të qeshur pak dhe të gjithë rreth saj u shkulen se qeshuri, por ajo u ngrys ne fytyre. U kthye nga Ambasadori: ‘Ju ambasador duhet të paguani atë faturë dhe të bëni një komunikim dhe të kërkoni falje sepse këta janë të turpshëm, dhe unë, ata që janë turpi i Italisë nuk i pranoj’ i tha me atë dialektin e vet fantastik roman“, tregoi Rama.
Kryeminsitrja italiane Meloni ka thënë se një histori të tillë ia ka treguar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili i ka thënë se është i lumtur meqë katër turistët italianë janë ushqyer mirë dhe ishin të lumtur.
Ajo përmes një statusi në rrjetin social në X ka thënë se i vjen turp për një ngjarje të tillë, meqë s’dëshiron që Italia që përfaqëson të flitet për gjëra të tilla.
“Ndërsa isha në Shqipëri, kryeministri Rama më tregoi historinë e 4 italianëve që ikën në një restorant lokal pa paguar faturën. Restoratori, pasi pamjet e arratisjes ishin bërë virale, tha se ishte ende i lumtur sepse bashkatdhetarët tanë hanin mirë dhe ishin të lumtur”, ka thënë ajo.
“Meloni i dërgoi paratë, ne sapo kemi paguar. Pas rekomandimit të kryeministres, Georgia Meloni, ne vazhduam me pagesën e faturës së lënë të papaguar nga një grup turistësh italianë në një restorant në qytetin e Beratit. Italianët respektojnë rregullat dhe paguajnë borxhet e tyre dhe shpresojmë që incidente të tilla të mos ndodhin më. Për sa i përket bilancit të faturës së restorantit në Berat që nuk është paguar nga turistët italianë, duhet theksuar se pagesa është likuiduar me fondet personale të Melonit nëpërmjet Ambasadës, e cila është kufizuar në kryerjen fizike të pagesës”, tha ambasada në një postim në Facebook. /tch/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë
Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro
14-vjeçari që theri për vdekje bashkëmoshatarin në Tiranë lihet në burg, grupi hetimor sekuestron kamerat e sigurisë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje