LAJMI I FUNDIT:

Vdekja misterioze e gjeneralit rus që dinte çdo detaj për pallatet e fshehta të Putinit, befasisht u sëmurë dhe vdiq brenda 24 orëve

Vdekja misterioze e gjeneralit rus që dinte çdo detaj për pallatet e fshehta të Putinit, befasisht u sëmurë dhe vdiq brenda 24 orëve

Gjenerali rus që kishte mbikëqyrur ndërtimin e rezidencës private të presidentit rus Vladimir Putin, befasisht ka ndërruar jetë në burg.

Gjenerali Gennady Lopyrev, 69-vjeç, u sëmurë të hënën, e derisa luftonte për oksigjen, mjekët ia kumtuan lajmin se ishte leukemia nga e cila vuan, ajo të cilën më herët nuk kishin mundur ta diagnostikojnë.

Siç raporton The Sun, ekzistojnë dyshime se gjenerali rus është helmuar në momentin që ka fituar të drejtën për lirim me kusht, transmeton Telegrafi.


Lopyrev në vitin 2017 u dënua me 10 vite burgim në gjykatën ushtarake nën akuzën për mitmarrje dhe posedim të kundërligjshëm të municionit. Këto akuza ai i mohoi deri në momentet e fundit të jetës.

Zelensky në Stokholm: Konfirmohet dhurimi i aeroplanit Gripen, që është krenaria e Suedisë
Lexo po ashtu Zelensky në Stokholm: Konfirmohet dhurimi i aeroplanit Gripen, që është krenaria e Suedisë

Si kreu i shërbimit sekret, ai kishte mbikëqyrur personalisht punimet ne rezidencën Gelendzhik në maje të një kodër që u ndërtua me paratë e shtetit për nevoja private të Putinit.

Gjithashtu ishte përgjegjës për rezidencën zyrtare të liderit rus Bocharev në Sochi.

Lopyrev ishte një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Putinit sa i përket sigurisë dhe është parë në Moskë në vitin 2002 me presidentin rus dhe kryeministrin e atëhershëm britanik Tony Blair.

Shumë akoma besojnë se akuza ndaj tij ishte e montuar me prova të saja me qëllim që Putin ta “heq qafe”.

Lopyrev dukej i shëndetshëm deri të hënën bisedoi me të birin Aleksandrin, megjithatë në mënyrë të befasishme filloi të ankohet se po ka probleme në të folur dhe në frymëmarrje.

Ushtari ukrainas befason gruan dhe vajzën, shfaqet para tyre gjatë një vizite të paparalajmëruar
Lexo po ashtu Ushtari ukrainas befason gruan dhe vajzën, shfaqet para tyre gjatë një vizite të paparalajmëruar

Simptomat e tij janë krahasuar me ato të Alexy Navanly, kritikun kryesor të Vladimir Putiniti, që ishte helmuar me agjent nervor Novichok.

Ai u dërgua të hënën nga burgu për në dy spitalet e rajonit të Razanski. Mjekët në spitalin e parë nuk arritën asgjë të konstatojnë, kurse në të dytin zbuluan se vuan nga leukemia.

“Fola me kreun e personelit mjekësor që tha se zemra dukej mirë gjatë kontrollit dhe se mushkëritë i kishte të pastra. Është vështirë të thuhet se qfarë në të vërtetë ka ndodhur. Bëheshim gati të dorëzojmë kërkesën për lirim me kusht, pasi ishte koha. E tani na arrin thirrja se ai ka vdekur. Gjithqka është e quditshme dhe e shpejtë”, tha Aleksandar Lopyrev. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”

Botë
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Evropa
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Amerika

"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit

Botë
Putini shkarkon komandantin e lartë sepse gënjeu për përparimet ruse në luftën në Ukrainë

Putini shkarkon komandantin e lartë sepse gënjeu për përparimet ruse në luftën në Ukrainë

Botë
Përfshihet nga zjarri motori i një aeroplani në aeroportin e Antalias në Turqi – mediat sjellin detaje dhe pamje

Përfshihet nga zjarri motori i një aeroplani në aeroportin e Antalias në Turqi – mediat sjellin detaje dhe pamje

Turqia
Kalo në kategori