LAJMI I FUNDIT:

Teuta Kurti: Më pyesin shpesh se a kam lidhje familjare me kryeministrin

Teuta Kurti: Më pyesin shpesh se a kam lidhje familjare me kryeministrin

Këngëtarja e njohur shqiptare, Teuta Kurti, është shumë e pëlqyer nga publiku për zërin dhe këngët e saj.

Ndonëse viteve të fundit nuk ka qenë shumë aktive me prurje të reja muzikore, këngëtarja nga Mitrovica duket se është duke u bërë gati që të sjellë së shpejti diçka për fansat në këtë drejtim.


Kështu së paku la të kuptohet vet ajo në intervistën e fundit të dhënë për emisionin “21 Gradë”, ku mes të tjerash foli edhe për rikthimin në muzikë.

Teuta Kurti (Foto: Teuta Kurti Luta/Facebook)

E përgjatë gjithë bisedës, në kureshtjen e prezantuesve dhe të shikuesve të emisionit ishte mbiemri i saj, i cili është i njëjtë me atë të kryeministrit aktual të Kosovës, Albin Kurti.

Adelina Thaçi publikon fotografi të shumë viteve më parë me koleget - sa kanë ndryshuar ndër vite artistes estradës?
Lexo po ashtu Adelina Thaçi publikon fotografi të shumë viteve më parë me koleget - sa kanë ndryshuar ndër vite artistes estradës?

Por pavarësisht se ndajnë të njëjtin mbiemër, kryeministri dhe artistja në fjalë nuk kanë asnjë lidhej familjare me njëri-tjetrin.

“Kryeministri Kurti është me prejardhje nga Ulqini (sa kam informata) nga Malësia e Malit të Zi, ndërsa ne kemi prejardhje nga Malësia e Shqipërisë. Ma bëjnë pyetjen shumë shpesh, por jo unë jam shumë e sinqertë, nuk kemi lidhje familjare. Jemi të fiseve të ndryshme”, deklaroi Teuta.

Përndryshe, këngëtarja Kurti tha se tërheqja e saj nga skena ka ndodhur për shkak të përkushtimit në familje, por se nuk mund ta quajë largim total nga muzika, për shkak se e ka ushtruar profesionin e muzikantes në vazhdimësi, si mësimdhënëse e muzikës. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
“I ka propozuar Kiarës me një tekst timin” - Luiz Ejlli reagon pas deklaratës së Jul Dedës

“I ka propozuar Kiarës me një tekst timin” - Luiz Ejlli reagon pas deklaratës së Jul Dedës

Magazina
A e ke tradhtuar gruan? Elita Rudi vë në siklet Gjikon në mes të emisionit

A e ke tradhtuar gruan? Elita Rudi vë në siklet Gjikon në mes të emisionit

Magazina
Katy Perry emocionohet teksa del në skenë për herë të fundit si juri në “American Idol”, pasi zbuloi në shkurt se po largohej

Katy Perry emocionohet teksa del në skenë për herë të fundit si juri në “American Idol”, pasi zbuloi në shkurt se po largohej

Magazina
Bella Hadid tregon figurën e mrekullueshme me bikini, gjatë qëndrimit në Francë

Bella Hadid tregon figurën e mrekullueshme me bikini, gjatë qëndrimit në Francë

Magazina
Martohet çifti i Big Brother VIP Kosova, Urimi dhe Alisa

Martohet çifti i Big Brother VIP Kosova, Urimi dhe Alisa

Magazina

"I shoh kokë më kokë" - Pas daljes, Françeska tregon se kush mund ta fitojë Big Brother-in

Magazina
Kalo në kategori