Sondazhet tregojnë se rreth 54% e amerikanëve nuk e mbështesin punën që po bën presidenti Joe Biden, madje edhe mbështetësit e Partisë Demokrate kanë shprehur shqetësime lidhur me moshën e presidentit.
Por zoti Biden nuk ka sfidues të rëndësishëm brenda Partisë Demokrate për zgjedhjet e vitit 2024, duke e bërë pothuasje të sigurtë se ai do të marrë emërimin e partisë për një mandat të dytë presidencial.
Në Arlington të Virxhinias, disa demokratë shprehin shqetësimin se presidenti Joe Biden do të jetë kandidati i partisë së tyre në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024.
Arsyeja kryesore është mosha.
“Ai ka njohuri të gjera, por si një president efektiv, veprimet e tij janë pak më të ngadalta se sa duhet të jenë”, thotë Darin Marshall.
“Shumë njerëz shpresojnë që në garë të futen kandidatë të tjerë dhe të përkrahen nga partia”, vlerëson këshilltarja Melissa Fry.
“Konkurrenca është e shëndetshme dhe në disa raste e nevojshme, që njerëzit të shfaqin aftësitë e tyre”, thekson Yaileen Rodriguez.
Deri tani, vetëm dy kandidatë po sfidojnë presidentin aktual, aktivistja shpirtërore Marianne Williamson dhe veprimtari për mjedisin Robert F. Kennedy Jr.
Zëri i Amerikës thotë se ka biseduar me Ben Berger, profesor i shkencave politike në Kolegjin Swarthmore.
“Asnjëri nuk do ta marrë emërimin e partisë, nëse bazohemi tek historia. E vetmja mënyrë që të kemi një kandidat tjetër demokrat është nëse zoti Biden vendos të largohet”.
Historianët thonë se është shumë e vështirë të mundësh presidentin në detyrë për të marrë emërimin e partisë.
“Emri i presidentit në detyrë njihet nga të gjithë. Presidenti në detyrë ka burime financimi, që nuk mund t’i sigurojë konkurenti i tij. Dhe kuptohet, ka përvojë në fushatë dhe qeverisje”, thotë për Zërin e Amerikës, Allan Lichtman, profesor i historisë në Universitetin Amerikan.
“Jimmy Carter ishte një president i dobët në vitin 1980 dhe u sfidua nga Senatori Ted Kennedy. Xhorxh Bush, i vjetri, ishte president shumë i dobët dhe u sfidua në vitin 1992. Sfida kanë ndodhur, por është e rrallë që sfiduesit të fitojnë”, mendon David Greenberg, profesor i historisë në Universitetin Rutgers.
Duket se presidenti Biden do të përballet sërish me ish-Presidentin Donald Trump, duke bërë të mundshme që votuesit demokratë të shprehin mbështetjen për të në zgjedhjet e vitit të ardhshëm, thotë analisti politik Pope “Mac” McCorkle.
“Ndërsa duket se gjërat përsëri kanë atë kahje, për shkak moshës së të dyve, për shkak të problemeve ligjore të Trump-it, në skenë mund të ketë ndryshime deri në ditën e zgjedhjeve në vitin 2024”.
Kur kanë mbetur 14 muaj deri në zgjedhjet e përgjithshme, analistët thonë se gara është në fazat e hershme dhe se sondazhet për kandidatët nuk kanë asnjë vlerë parashikuese për rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2024. /VOA/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![“Rrjedhë” videoja e Trumpit në të cilën pretendon se Biden po largohet nga gara presidenciale: E di kush do ta zëvendësojë, ajo është më e mirë, por patetike](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/1-46-380x233.jpg)
“Rrjedhë” videoja e Trumpit në të cilën pretendon se Biden po largohet nga gara presidenciale: E di kush do ta zëvendësojë, ajo është më e mirë, por patetike
![Pesë gjëra që pritet të ndodhin në samitin e NATO-s në Uashington](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/1-45-380x233.jpg)
Pesë gjëra që pritet të ndodhin në samitin e NATO-s në Uashington
![Gazetari amerikan Tucker Carlson paralajmëron intervistë me presidentin ukrainas](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/1-44-380x233.jpg)
Gazetari amerikan Tucker Carlson paralajmëron intervistë me presidentin ukrainas
![Pas lirimit të Assange, Wikileaks publikoi një dokument sekret të inteligjencës izraelite](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/assange-380x233.jpg)
Pas lirimit të Assange, Wikileaks publikoi një dokument sekret të inteligjencës izraelite
![Hulumtim i opinionit publik në Francë: Ekstremi i djathtë i Le Penit nuk do të fitojë shumicën në parlament](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/1631457131-000_9MP2JM-750x501-1-380x233.jpg)
Hulumtim i opinionit publik në Francë: Ekstremi i djathtë i Le Penit nuk do të fitojë shumicën në parlament
![Pesë gjëra që pritet të ndodhin në samitin e NATO-s në Uashington](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/1-45-380x233.jpg)
Pesë gjëra që pritet të ndodhin në samitin e NATO-s në Uashington
![Lego prezantoi një kub të bërë nga pluhuri hapësinor: A është një zgjidhje për vendosjen e Hënës?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot_3-11-380x233.jpg)
Lego prezantoi një kub të bërë nga pluhuri hapësinor: A është një zgjidhje për vendosjen e Hënës?
![Sondazhi i ri - Vetëm Michelle Obama do të fitonte kundër Donald Trumpit nëse nuk kandidon Joe Biden](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/michelle-obama-joe-biden-donald-trump-380x233.jpg)
Sondazhi i ri - Vetëm Michelle Obama do të fitonte kundër Donald Trumpit nëse nuk kandidon Joe Biden
![Vodhi një veturë, më pas vuri re një fëmijë në ulësen e pasme - lëvizja e radhës e grabitësit i habiti të gjithë në Miami](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/kradja-deteta-830x0-1-380x233.jpg)
Vodhi një veturë, më pas vuri re një fëmijë në ulësen e pasme - lëvizja e radhës e grabitësit i habiti të gjithë në Miami
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Template-per-Instagram-380x233.jpg)
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
![Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/11/Foto-Kryesore-4-380x233.jpg)
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
![Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Foto-Kryesore-380x233.jpg)
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
![Pas lirimit të Assange, Wikileaks publikoi një dokument sekret të inteligjencës izraelite](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/assange-380x233.jpg)
Pas lirimit të Assange, Wikileaks publikoi një dokument sekret të inteligjencës izraelite
![Njihuni me mashtruesin më të madh të futbollit: Man City, Liverpool, Chelsea, Man United dhe kapja e ish-gruas së Henryt](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Medi-Abalimbaa-380x233.jpg)
Njihuni me mashtruesin më të madh të futbollit: Man City, Liverpool, Chelsea, Man United dhe kapja e ish-gruas së Henryt
![Euro 2024 një](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot-2024-07-03-182956-380x233.png)
Euro 2024 një "minierë ari" - ku shkojnë paratë, sa fitojnë federatat, klubet, lojtarët dhe gjyqtarët
![Tifozët e Real Madridit janë të shokuar se kush është futur në listën e legjendave të klubit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/real-madrid-380x233.png)
Tifozët e Real Madridit janë të shokuar se kush është futur në listën e legjendave të klubit
![Hovenier: Shqetësohemi kur Qeveria e Kosovës ndërmerr veprime për të vendosur sovranitet aty ku ka sovranitet](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/marreveshjeve-te-mirekuptimit-nga-USAID-i-ndermjet-Universitetit-te-Iowas-dhe-Universitetit-te-Pejes-Prizrenit-dhe-te-Prishtines-Jeffrey-Hovenier-foto-Ridvan-Slivova-24-380x233.jpg)
Hovenier: Shqetësohemi kur Qeveria e Kosovës ndërmerr veprime për të vendosur sovranitet aty ku ka sovranitet
![Sondazhi i ri - Vetëm Michelle Obama do të fitonte kundër Donald Trumpit nëse nuk kandidon Joe Biden](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/michelle-obama-joe-biden-donald-trump-380x233.jpg)
Sondazhi i ri - Vetëm Michelle Obama do të fitonte kundër Donald Trumpit nëse nuk kandidon Joe Biden