LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria për audio-incizimin: Nuk e kemi fshehur ekspertizën gjermane për spitalin modular në Tetovë

Prokuroria për audio-incizimin: Nuk e kemi fshehur ekspertizën gjermane për spitalin modular në Tetovë

Prokuroria Publike ka reaguar në lidhje me publikimin e audio-incizimit në njërën nga seancat gjyqësore për spitalin modular në Tetovë, në të cilën dëgjohet se prokurorët e kanë vlerësuar si të parëndësishme ekspertizën gjermane për zjarrin modular.

Prokuroria në një njoftim për media thonë se nuk e kanë fshehur ekspertizën, ndërsa i ftojnë gazetarët të mos publikojnë dezinformata.

“Regjistrimi konfirmon pa mëdyshje se për Prokurorinë, gjetja profesionale e kriminalistëve gjermanë ishte një provë e rëndësishme që prokurorët e propozuan dhe e prezantuan në procedimin para gjykatës. Mbrojtja gjatë seancës kryesore ka propozuar, përveç ekspertizës me shkrim, që të dëgjohet personalisht eksperti nga Gjermania i cili ka përgatitur raportin me shkrim – provë në procedurë. Për këtë propozim është deklaruar edhe prokurori publik”.


Prokuroria e ka vlerësuar si të parëndësishme ekspertizën gjermane për zjarrin në spitalin modular në Tetovë
Lexo po ashtu Prokuroria e ka vlerësuar si të parëndësishme ekspertizën gjermane për zjarrin në spitalin modular në Tetovë

“Ekspertiza e ekspertëve gjermanë është përgatitur me kërkesë të Prokurorisë Publike, e cila e ka propozuar dhe e ka paraqitur si provë me shkrim. Këtë e vërtetojnë edhe fjalët përmbyllëse të prokurorit publik, në të cilat ai e bazon rastin e tij në këtë ekspertizë në korrelacion me të gjitha provat e tjera të marra në procedurë”.

“Nëse ka edhe interesin më të vogël të gazetarëve të IRL-së për të publikuar të vërtetën për veprimet e Prokurorisë Publike në këtë proces, ekipi i prokurorëve publikë që kanë punuar më parë në këtë rast kanë qenë dhe janë ende në dispozicion të tyre për të sqaruar gjithçka të gjitha çështjet ligjore apo dilema për rrjedhën e procedurës penale”.

“Prokuroria Publike edhe një herë apelon që urgjentisht të ndalet keqpërdorimi i këtij procesi për diskreditim të pabazë personal dhe institucional. Kujtojmë se ka një procedurë ankimimi në vazhdim dhe një tjetër çështje e hapur që mund të pësojë dëme serioze nga raportimet e papërgjegjshme gazetareske dhe nga manipulimi i simpatisë publike me tragjedinë e madhe”, thuhet në reagimin e Prokurorisë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Kalo në kategori