LAJMI I FUNDIT:

Ish-zëdhënësi i KFOR-it: Serbia përmes Listës Serbe gjithmonë ka sabotuar integrimin e serbëve në Kosovë

Ish-zëdhënësi i KFOR-it: Serbia përmes Listës Serbe gjithmonë ka sabotuar integrimin e serbëve në Kosovë

Ish-zëdhënësi i KFOR-it, Vicenzo Grasso, ka reaguar për dorëheqjen e tre serbëve nga pozita që kishin si pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Ai ka deklaruar se nuk është ndonjë befasi dhe se Serbia nuk i mbështet iniciativat që kanë për qëllim integrimin e serbëve në Kosovë. Madje ai thotë se Beogradi këtë e bën përmes Listës Serbe.

“Nuk është befasi! Beogradi, përmes Listës Serbe, gjithmonë e ka sabotuar çdo iniciativë që çon në integrimin e serbëve për zhvillimin e shoqërisë paqësore shumëkombëshe në Kosovë. Ata e kanë bërë këtë gjithmonë dhe ne e kemi toleruar gjithmonë pa e kundërshtuar fort këtë sjellje”, ka thënë Grasso.


Grasso këtë koment e bëri në postimin e shefit të EULEX-it, Giovanni Barbano, në Twitter, i cili tha se misioni që ai drejton po i ndjek nga afër zhvillimet e fundit me dorëheqjet e serbëve nga Policia e Kosovës, të cilat i quajti shqetësuese./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Lajme
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi

KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi

Siguri
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar

Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Risi në sistemin e drejtësisë: Prokuroria dhe gjykatat me standarde të reja në matjen e dënimeve

Risi në sistemin e drejtësisë: Prokuroria dhe gjykatat me standarde të reja në matjen e dënimeve

Drejtësi
Kalo në kategori