LAJMI I FUNDIT:

Një grua kërcënoi gjyqtaren e çështjes Trump: Do të të vrasim nëse ai nuk rizgjidhet

Një grua kërcënoi gjyqtaren e çështjes Trump: Do të të vrasim nëse ai nuk rizgjidhet

Një grua nga Teksasi kërcënoi gjykatësen e qarkut përgjegjëse për mbikëqyrjen e një prej rasteve të ish-presidentit amerikan Donald Trump.

Sipas dokumenteve të gjykatës për Distriktin Jugor të Teksasit, Abigail Jo Shry nga Alvin e kërcënoi gjyqtaren Chutkan përmes mesazhit me zë më 5 gusht, transmeton Telegrafi.


Ajo tha se do të vriste gjyqtaren Tanya Chutkan dhe kongresmenen demokrate Sheila Jackson Lee. Gjithashtu deklaroi se do të vriste këdo tjetër “që synonte ish-presidentin Trump”, raporton CBS.

“Hej, ti zezake budallaqe! Ti je në syrin tonë, duam të të vrasim. Duam të vrasim edhe Sheila Jackson Lee”, tha Abigail Jo Shry në mesazhin e saj me zë.

Chutkan është gjykatëse federale që mbikëqyr një çështje penale federale në Uashington që akuzon Trump për komplot për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2020.

“Nëse Trump nuk zgjidhet në 2024, ne do të vijmë të të vrasim, kështu që ki kujdes, kurvë”, tha gruaja në mesazh.

Ajo gjithashtu kërcënoi se do të vriste të gjithë demokratët në Uashington dhe të gjithë anëtarët e komunitetit LGBTQ.

Kur u mor në pyetje nga hetuesit federalë më 8 gusht, Shry pranoi se telefonatat kishin ardhur nga telefoni i saj dhe se ajo kishte telefonuar në të vërtetë zyrën e gjyqtares Chutkan.

“Ti personalisht do të jesh objektiv, por edhe familja jote”, kërcënoi Shry.

Sipas dokumenteve të gjykatës, ajo u tha agjentëve specialë se nuk kishte në plan të udhëtonte në Uashington dhe Houston për të realizuar atë që tha.

Më 11 gusht, Shry u akuzua për kërcënim. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus

Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus

Evropa
Franca dërgon ushtrinë në Kaledoninë e Re, të paktën katër të vdekur

Franca dërgon ushtrinë në Kaledoninë e Re, të paktën katër të vdekur

Evropa
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerika
Vrasjet dhe tentativat për vrasje të liderëve në Evropë

Vrasjet dhe tentativat për vrasje të liderëve në Evropë

Evropa
Pasi kaluan 12 ditë prej dasmës, indoneziani kuptoi se ishte martuar me një burrë - por kjo nuk është pjesa më e çuditshme e historisë

Pasi kaluan 12 ditë prej dasmës, indoneziani kuptoi se ishte martuar me një burrë - por kjo nuk është pjesa më e çuditshme e historisë

Azia
Kalo në kategori