LAJMI I FUNDIT:

Vodhi brenda ditës 12 targa, arrestohet në Tiranë 23-vjeçari i dënuar më parë në Belgjikë

Vodhi brenda ditës 12 targa, arrestohet në Tiranë 23-vjeçari i dënuar më parë në Belgjikë

Një 23-vjecarr ra në prangat e policisë së Tiranës pasi vodhi brenda ditës targat e 12 automjeteve.

Këto targa do të dërgoheshin jashtë shtetit dhe do të përdoreshin nga shtetas të tjerë, për veprimtari kriminale.

23-vjeçari me iniciale J. L., ka qenë i arrestuar dhe i dënuar më parë për vepra penale në fushën e narkotikëve, në Belgjikë.


“Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 13 targa të shteteve të ndryshme, të vjedhura. Vijon puna për dukumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas,” – njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale. /Telegrafi/