LAJMI I FUNDIT:

Deputeti i Budestagut, Juratoviq: Vuçiqit askush më nuk po i beson

Deputeti i Budestagut, Juratoviq: Vuçiqit askush më nuk po i beson

Regjimet që u shfaqën në Ballkanin Perëndimor nuk duhet të mbështeten financiarisht, tha deputeti i Bundestagut gjerman, Josip Juratoviq, duke iu përgjigjur pyetjes se çfarë hapash mund të ndërmerren ndaj Serbisë dhe regjimit të presidentit, Aleksandar Vuçiq.

“Unë jam i mendimit se çezmat nuk duhet të hapen në ato vende dhe në ato raste kur shkelen rregullat demokratike të lojës”, tha Juratoviq për N1.

Ai tha se Gjermania dhe Bashkimi Evropian nuk duhet të financojnë projekte dhe në këmbim të marrin regjime autokratike që nuk respektojnë lirinë e medias dhe krijojnë kriza në rajon, transmeton Telegrafi.


I pyetur nëse kjo ka të bëjë me investimet gjermane, ai tha se nuk mund të ketë ndikim tek kompanitë private, por mund të ndikojë në subvencionimet dhe projektet që Gjermania bashkëfinancon me fondet shtetërore.

I pyetur nëse Vuçiq do të bëhej një partner i pranueshëm nëse do të vendoste sanksione ndaj Rusisë, edhe nëse situata në Serbi do të mbetej e njëjtë, ai tha se roli i Serbisë në çështjet e paqes dhe stabilitetit në rajon është shumë më i rëndësishëm sesa marrëdhëniet me Federatën Ruse dhe Vuçiq “luan një rol tmerrësisht negativ”.

“Ai është përfaqësues i një vendi që askush nuk i beson më dhe kjo është gjëja më e keqe që mund t’i ndodhë një vendi”, tha Juratoviq.

I pyetur për shkrimet e fundit kritike ndaj Serbisë në mediat gjermane, ai thotë se zhvillimet politike në Serbi janë ndjekur prej kohësh dhe se tashmë po kuptohet se strategjia e ish-kancelares, Angela Merkel ishte e gabuar.

Ai tha se Serbia luan një rol të keq në rajon dhe se ekziston rreziku i krijimit të krizave.

“Së pari, Vuçiq luan një rol kyç këtu. Çdo gjë që merren vesh me Vuçiqin, në terren duket se asgjë nuk ka ndodhur”, tha Juratoviq.

Ai deklaroi se kjo ndjenjë mediatike është pjesë e politikës gjermane dhe asaj të BE-së.

Duhet të shohim se si do të vazhdojmë të sillemi me politikën e Serbisë, e cila nuk është më politikë, por një regjim autokratik, i cili ekziston edhe në Rusi, Turqi dhe Hungari, tha Juratoviq.

“I njëjti regjim sundon Serbinë”, pohoi ai.

Ndryshe, Frankfurter Allgemeine Zeitung dhe CNN kanë botuar gjatë ditës së djeshme nga një artikull rreth rolit destabilizues të Vuçiqit në Ballkan, gjegjësisht në Kosovë dhe Bosnje-Hercegovinë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë

Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë

Evropa
Brenda fabrikës së armëve të Koresë së Jugut që mund ta furnizojë Ukrainën

Brenda fabrikës së armëve të Koresë së Jugut që mund ta furnizojë Ukrainën

Azia
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Evropa
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Shtetet evropiane zotohen se do ta zbatojnë vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare - Netanyahu do të arrestohet

Shtetet evropiane zotohen se do ta zbatojnë vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare - Netanyahu do të arrestohet

Evropa
Shtatë vendet me ajrin më të pastër në botë

Shtatë vendet me ajrin më të pastër në botë

Botë
Kalo në kategori