LAJMI I FUNDIT:

Visar Ganiu dënohet për kundërvajtje për shkak të vizitës së Albin Kurtit në Çair

Visar Ganiu dënohet për kundërvajtje për shkak të vizitës së Albin Kurtit në Çair

Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, ka njoftuar se është gjobitur për kundërvajtje nga autoritetet shtetërore në RMV, për shkak të organizimit të pritjes së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në Çair.

Ganiu në një paraqitje para mediave, pas deklaratës së tij në polici, tha se dënimet i ka marrë për shkak se gjatë pritjes së kryeministrit Albin Kurti nuk është kënduar himni maqedonas dhe kanë munguar flamujt e Maqedonisë.

“Policia ka vendosur të më dënojë me dy dënime për kundërvajtje, për shkak të vizitës së kryeministrit Albin Kurti në Çair. Nuk ka pasur arsye për këto dënime, pasi vizita të tilla ka pasur edhe në të kaluarën, por shihet se kjo është me tendencë. Gjobat i kanë bërë pasi thirren në ligjin që parasheh këndimin e himnit të Maqedonisë dhe mungesën e flamurit maqedonas”.


Pritja e Albin Kurtit në Maqedoni, Visar Ganiu thirret në stacion policor
Lexo po ashtu Pritja e Albin Kurtit në Maqedoni, Visar Ganiu thirret në stacion policor

Ai tha se me vizitën e Kurtit në Çair dhe Tetovë janë marrë të gjithë krerët shtetërorë, ndërsa përmendi deklaratën e ministrit të Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.

“Mund t’i shihni deklaratat e krerëve shtetëror, duke filluar nga ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, sipas të cilit vitiza e Kurtit ishte private. Pastaj kryeministri Kovaçevski, presidenti Pendarovski, dhe presidenti i Serbisë, pra të gjithë kanë qenë në një vijë”, tha Ganiu.

Ndërsa i pyetur për iniciativën e kryetares së Shkupit, Danella Arsovska, për zhbërjen e rrugës me emrin “Adem Demaçi”, Ganiu tha se të bëhet një gjë e tillë duhet të kenë shumicë të dyfishtë në Këshillin e Bashkisë së Shkupit, gjegjësisht edhe këshilltarët shqiptarë të votojnë “pro” asaj iniciative./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Drejtësi
Gjeneral Jashari merr pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës

Gjeneral Jashari merr pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës

Siguri
31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

Drejtësi
Hoxhaj: Qeveria Kurti ka lënë Kosovën në terr diplomatik, nën sanksione - nuk iu beson më askush

Hoxhaj: Qeveria Kurti ka lënë Kosovën në terr diplomatik, nën sanksione - nuk iu beson më askush

Politikë
Kalo në kategori