Më 1 gusht ka hyrë në fuqi rregullorja e re për bankat komerciale në Kosovë, ku këto të fundit duhet të ofrojnë xhirollogari me shërbime bazike pa pagesë ose me kosto minimale që nuk kalon 0.54 euro për muaj për qytetarët.
Banka Qendrore e Kosovës (BQK) në Rregulloren për Qasjen në Llogari Pagese me Shërbime Bazike, thotë se pa marrë parasysh rrethanat financiare, statusin e punësimit apo nivelin e të ardhurave, qytetarët kanë të drejtë të kenë qasje në llogari pagese me shërbime bazike, shkruan Telegrafi.
Sipas BQK-së, klientët mund ta konvertojnë xhirollogarinë aktuale të tyre në llogari pagese me shërbime bazike.
“Konsumatorët ekzistues të cilët posedojnë llogari pagese, me kërkesë, kanë të drejtë të konvertojnë llogarinë e tyre në llogari pagese me shërbime bazike nëse plotësojnë kushtet e parapara sipas rregullores”, thuhet në rregullore.
Tarifa për mirëmbajtjen e llogarisë nuk duhet të jetë më e lartë se 0.12 për qind e vlerës së pagës mesatare neto në vend.
“Bankat mund të përcaktojnë tarifa më të ulëta (ose edhe të ofrojnë këto shërbime krejtësisht pa pagesë), por në asnjë mënyrë nuk mund të përcaktojnë tarifë më të lartë se 0.12 për qind e vlerës së pagës mesatare neto mujore në Republikën e Kosovës, e publikuar së fundmi nga Agjencia e Statistikave të Kosovës”, vijon rregullorja.
Po ashtu, aty thuhet se klientëve gjatë qasjes në llogarinë bazike, bankat nuk kanë të drejtë t’ua kushtëzojnë klientëve blerjen e shërbimeve shtesë.
“Konsumatorëve, banka nuk ka të drejtë që qasjen në një llogari pagese me shërbime bazike, t’ua kushtëzoj me blerjen e shërbimeve shtesë”, tregon BQK-ja.
Në shërbimet e listuara brenda rregullores theksohet se bankat në formë të njëjtë do t’u ofrojnë këto shërbime për klientët që mbajnë llogari pagese.
Llogaria e pagesës me shërbimet bazike u mundëson klientëve hapjen, mirëmbajtjen dhe mbylljen një xhirollogarie pagese; shërbime që mundësojnë deponimin e fondeve në llogari pagese; shërbime që lejojnë tërheqjen e parave nga llogaria e pagesës; ekzekutimi i transaksioneve të pagesave; debitimi direkt; transaksionet e pagesave përmes një kartele, përfshirë pagesat në internet; transferet e kreditit brenda bankës, duke përfshirë urdhëresat automatike, aty ku është e mundur në bankomatë (ATM) dhe në sportelet e bankës ose përmes platformave online.
Kjo rregullore obligon bankat komerciale në vend që të hapin llogarinë e pagesës me shërbime bazike ose të refuzojnë aplikimin e klientit për një llogari të tillë.
“Bankat janë të obliguara të hapin llogarinë e pagesës me shërbime bazike ose të refuzojnë aplikimin e konsumatorit për një llogari të tillë, më së voni deri në 10 ditë pune pas pranimit të plotë të aplikacionit”, thekson rregullorja, shkruan Telegrafi.
Bankat komerciale në vend gjithashtu duhet të ofrojnë shërbimet pa pagesë për kategoritë e klientëve që i përkasin grupit të cenueshëm.
“Bankat duhet të ofrojnë të gjitha shërbimet e parashikuara pa pagesë, për kategoritë e konsumatorëve që i përkasin grupit të konsumatorëve të cenueshëm që përfitojnë nga të drejtat e parashikuara me legjislacionin që rregullon pensionet dhe asistencën sociale në Republikën e Kosovës, të konfirmuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve (apo Ministria pasardhëse)”, njofton BQK.
Kjo rregullore, aplikohet për të gjitha bankat dhe degët e bankave të huaja të licencuara nga BQK-ja, që veprojnë në territorin e Kosovës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Rezervo tani, përfito çmime speciale për udhëtime gjatë fundvitit nga Gjeneva drejt Prishtinës!
Në këto ditë të ftohta, hani ushqime të ngrohta!
Black Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!
PostCHAT ju pret!
Kryetari i AKK, Ibrahimi: Buxheti për vitin 2025 injoron kostot e kontratave kolektive
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje