LAJMI I FUNDIT:

Pjeshkët nga Serbia po përmbajnë sasi të lartë të pesticidit Chlorpyrifos, Kroacia kthen mbrapsht nga kufiri një sasi të madhe

Pjeshkët nga Serbia po përmbajnë sasi të lartë të pesticidit Chlorpyrifos, Kroacia kthen mbrapsht nga kufiri një sasi të madhe

Në kufirin kroat, një sasi e lartë e pesticidit Chlorpyrifos është gjetur në një ngarkesë me pjeshkë të ardhur nga Serbia.

Siç njofton Komisioni Evropian, Kroacia ia ka kthyer mbrapshtë Serbisë këtë sasi të pjeshkëve.


Aty shkruhet se ngarkesa me pjeshkë nga Serbia është potencialisht e rrezikshme.

Kjo nuk është hera e parë që nga fillimi i vitit që mallrat e këtij lloji nga Serbia nuk mund të kalojnë kufirin.

Kështu, më 7 korrik pjeshkët nga Serbia janë kthyer nga kufiri me Slloveninë. Më pas u konstatua se pjeshkët përmbajnë pesticidin e përmendur Chlorpyrifos.

Komisioni Evropian paralajmëron: Çipsat nga Serbia përmbajnë substanca kancerogjene
Lexo po ashtu Komisioni Evropian paralajmëron: Çipsat nga Serbia përmbajnë substanca kancerogjene

Pas kontaktit me Chlorpyrifos, konsumatorët mund të përjetojnë efekte të ndryshme në sistemin nervor, si dhimbje koke, shikim të paqartë, rritje të pështymës, kriza dhe në raste ekstreme, në varësi të sasisë dhe kohëzgjatjes së ekspozimit.

Po ashtu, kujtojmë se në fillim të muajit në kufirin kroat u gjet një nivel i lartë i akrilamidit kancerogjen në patate të skuqura.

Bëhet fjalë për prodhuesin Chips Way nga Çaçaku – Chips Bits & Byte Paprika 150 gramë.

Akrilamide gjenden zakonisht në bukë, patate të skuqura, drithëra, biskota dhe kafe.

Agjencia Kroate e Ushqimit vlerëson se prania e akrilamidit në ushqim mund të rrisë rrezikun e zhvillimit të kancerit në të gjitha grupmoshat e njerëzve. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Gjendet trupi i pajetë i njërit prej pengjeve izraelite të rrëmbyer nga Hamasi gjatë sulmit të 7 tetorit

Gjendet trupi i pajetë i njërit prej pengjeve izraelite të rrëmbyer nga Hamasi gjatë sulmit të 7 tetorit

Azia
Zelensky: Rusia po humbet këmbësorinë

Zelensky: Rusia po humbet këmbësorinë

Botë
Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Evropa
Anëtari i kabinetit të luftës izraelite kërcënon me dorëheqje nëse Netanyahu nuk ia miraton planin e ri për Gazën

Anëtari i kabinetit të luftës izraelite kërcënon me dorëheqje nëse Netanyahu nuk ia miraton planin e ri për Gazën

Azia
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?

Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?

Evropa
Kalo në kategori