LAJMI I FUNDIT:

​35 të burgosur pranojnë certifikata për aftësim profesional

​35 të burgosur pranojnë certifikata për aftësim profesional

Në Qendrën Korrektuese të Dubravës janë shpërndarë certifikata për aftësim profesional për 35 të burgosur. Aftësimi përfshinë sektorin e ndërtimtarisë, automekanik e instalues të ngrohjes dhe pritet t’u ndihmojë të burgosurit të integrohen më lehtë në tregun e punës pas lirimit.

Certifikatat e aftësimit profesional do t’u ofrojnë të burgosurve mundësi për një të ardhme më të mirë dhe do të ndihmojnë në zvogëlimin e ndikimit të krimit në shoqëri, ka njoftuar Ministria e Drejtësisë.

Ato janë ndarë nga ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, dhe zëvendësuesi i drejtorit të përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani.


“Kjo përpjekje për të ofruar mundësi për të përfituar njohuri dhe aftësi të reja është një hap drejt ri integrimit të tyre në shoqëri dhe një kontribut i rëndësishëm për të shmangur përsëritjen e veprave penale”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë./Telegrafi/