LAJMI I FUNDIT:

Britania paralajmëron për sulme të mundshme terroriste në Suedi

Britania paralajmëron për sulme të mundshme terroriste në Suedi

Britania e Madhe paralajmëroi të dielën qytetarët që shkojnë në Suedi për sulme të mundshme terroriste pas djegies së Kuranit nga aktivistët anti-islamikë që kanë zemëruar myslimanët.

Në këshillat e përditësuara të udhëtimit, ministria e jashtme e Britanisë tha se autoritetet suedeze kishin ndërprerë me sukses disa sulme të planifikuara dhe kishin arrestuar, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

“Duhet të jeni vigjilentë në këtë kohë”, citohet të jetë thënë në paralajmërim, duke shtuar se “terroristët ka shumë të ngjarë të përpiqen të kryejnë sulme në Suedi” me vendet e vizituara nga të huajt objektiva të mundshëm.


Mori lejen për të djegur Torën dhe Biblën në Stokholm, myslimani zgjodhi të mos përdhoste librat e shenjtë
Lexo po ashtu Mori lejen për të djegur Torën dhe Biblën në Stokholm, myslimani zgjodhi të mos përdhoste librat e shenjtë

Në një deklaratë duke pranuar këshillat e ndryshuara të Britanisë për udhëtime, Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Suedisë, Henrik Landerholm, përsëriti kërcënimet në rritje ndaj Suedisë që nga djegiet e Kuranit.

Landerholm theksoi se sulmi ndaj ambasadës suedeze në Irak më 19 korrik, një tentativë për sulm ndaj ambasadës së saj në Liban më 9 gusht, si dhe vrasja me armë zjarri në 1 gusht ndaj një punonjësi në një konsullatë suedeze në Turqi kontribuan në vlerësimin e rrezikut.

Reagime të ashpra pas djegies së Kuranit në Stokholm të Suedisë
Lexo po ashtu Reagime të ashpra pas djegies së Kuranit në Stokholm të Suedisë

Djegia e Kuranit lejohet në Suedi sipas rregullave të fjalës së lirë, por myslimanët e shohin djegien e librit të tyre të shenjtë si blasfemi.

Ndryshe, Qeveria e SHBA-së ka paralajmëruar gjithashtu për sulme të mundshme terroriste në Suedi në këshillat e saj të udhëtimit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Pas lirimit të Assange, Wikileaks publikoi një dokument sekret të inteligjencës izraelite

Pas lirimit të Assange, Wikileaks publikoi një dokument sekret të inteligjencës izraelite

Azia
Sondazhi i ri - Vetëm Michelle Obama do të fitonte kundër Donald Trumpit nëse nuk kandidon Joe Biden

Sondazhi i ri - Vetëm Michelle Obama do të fitonte kundër Donald Trumpit nëse nuk kandidon Joe Biden

Amerika
Hulumtim i opinionit publik në Francë: Ekstremi i djathtë i Le Penit nuk do të fitojë shumicën në parlament

Hulumtim i opinionit publik në Francë: Ekstremi i djathtë i Le Penit nuk do të fitojë shumicën në parlament

Evropa
Vodhi një veturë, më pas vuri re një fëmijë në ulësen e pasme - lëvizja e radhës e grabitësit i habiti të gjithë në Miami

Vodhi një veturë, më pas vuri re një fëmijë në ulësen e pasme - lëvizja e radhës e grabitësit i habiti të gjithë në Miami

Amerika
Grupi rus anti-Putin i përfshirë në vënien e zjarrit në luftanijen ruse

Grupi rus anti-Putin i përfshirë në vënien e zjarrit në luftanijen ruse

Evropa
Rusja humbi pasaportën, tri vjet më vonë zbuloi se ishte e martuar me një egjiptian

Rusja humbi pasaportën, tri vjet më vonë zbuloi se ishte e martuar me një egjiptian

Botë
Kalo në kategori