Edhe pse depot e gazit në Gjermani janë rreth 90 për qind të mbushura, ende duket se ka rreziqe për furnizimin me gaz gjatë dimrit.
Megjithëse depot e gazit janë të mbushura mirë, Agjencia Federale e Energjisë mendon se ka ende rreziqe për furnizimin me energji gjatë dimrit të ardhshëm. Pas ndërprerjes së furnizimeve me gaz nga Rusia Gjermania ka siguruar burime të tjera të qëndrueshme furnizimi, si për shembull gaz të lëngshëm.
“Megjithatë do të ishte ende e parakohshme për të dhënë një sinjal të qartë shparalajmërimi”, tha president i Agjencisë Federale të Energjisë, Klaus Müller.
Ndër rreziqet bën pjesë edhe një dimër shumë i ftohtë në Evropë.
Përveç kësaj presidenti rus Vladimir Putin mund të mbyllë rubinetin e gazit për Evropën Juglindore.
Po ashtu, edhe mundësia e sulmeve ndaj tubacioneve të gazit është një skenar i mundshëm që ngjall tmerr.
Depot gjermane të magazinimit të gazit janë aktualisht të mbushura në masën rreth 90 për qind – para mjaft më të mbushura se verën e vitit të kaluar. Përveç kësaj si industria edhe familjet e kanë reduktuar konsumin e tyre të gazit.
“Gjermania merr më pak gaz që duhet të kalojë përmes tubacionesh në vende të tjera”, tha Müller.
Megjithatë sipas tij, Agjencia Federale e Energjisë do të “bëjë përsëri thirrje për kursim dhe përdorim të kujdesshëm të gazit, kur të afrohet sezoni i përdorimit të kaloriferëve”. /Deutsche Welle/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBëhu banor i kompleksit luksoz bregdetar “Holiday In 2” - Shëngjin
GiFi hap dyqanin e ri në një lokacion fantastik
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Veç edhe 3 ditë dhe shpallet fituesi i BMW-së Seria 3 nga GO+
Alarmon Rafuna, bën thirrje për veprime urgjente të Qeverisë për të mbrojtur ekonominë
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut
Matthijs de Ligt: “Gjyqtari më tha: 'Më falni, bëra një gabim'"
Numërohen mbi 95 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend
"Lutuni për RS" - çfarë do të thotë mesazhi i Rodrygos nën fanellën e tij
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend