Me 19 shtator të vitit 1998, Valentina Maloku u plagos nga një snajperist serb. Pas kësaj e reja nga Plloqica e Malishevës u transferua në QKUK, ku në vend të mjekimit u përball me maltretimet dhe torturat e mjekëve serbë. Gjatë gjithë kohës më të ishte nëna e saj, Zylë Maloku.
Ishte fëmija më i vogël i shtëpisë. Por, nga gjashtë fëmijët e familjes Maloku, Valentina e kishte fatin më të trishtë.
19-vjeçarja u plagos nga një snajperist serb, me 19 gusht të vitit 1998, në Plloqicë të Malishevës.
Nëna e Valentinës, Zylë Maloku, rrëfen për momentet kur e bija u transportua në klinikat e improvizuara ushtarake.
“E ka rrok plumbi, unë kam qenë e shtrirë në traktor prej tensionit të lart. E kanë çuar në Gradicë, kur kemi shkuar më pa me dhëndrin ish kanë tu piskat. Tha ‘këqyre nënë ku jam plague. Unë kurrë më nuk çohem’. I thashë, po se ka mjek këtu plot”, thotë nëna e Valentinës, Zylë Maloku, për tëvë1.
Por, minutë pas minute, gjendja e Valentinës po përkeqësohej. Për këtë, ajo u transferua në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Këtu, për studenten e historisë, në vend të mjekimit, filluan torturat e maltretimet nga mjekët serbë.
“Ai (mjeku) doli e mori. E fotografoi e tu bërtit e tu i ra çikës, i tha je kanë UÇK. I thashë, mos i bjer çikës. Ee ai m’ra edhe mu”, thotë nëna e Valentinës.
Por, edhe plagosja e Valentinës duket se kishte një shkas.
Babai, Limani, që tani vuan nga demenca dhe vëllai, Agroni, i ishin bashkuar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Prandaj, Valentina e shtrirë në spital dhe e lidhur për radiatorëve kishte dëgjuar edhe disa nga bisedat e policëve serbë.
E, për nënën kishte një porosi.
“Nënë, baci e Agroni mos të vijnë me më pa”.
E pak kohë nga kjo bisedë Valentina Maloku ndërroi jetë, pas torturave të mjekëve dhe policëve serbë.
Por, familjes Maloku nuk iu dha asnjë raport zyrtar për shkaqet e vdekjes të bijës së tyre.
Për këtë arsye edhe tërheqja e trupit të saj nga morgu i Prishtinës ishte i vështirë.
Kjo u mundësua vetëm më ndihmën e aktivistes për të drejtat e njeriut, Flora Brovinës dhe ish-veprimtari të çështjes kombëtare, Nebih Balaj.
Ky i fundit tregon fjalët që ja tha babai i Valentinës, Limani, kur ia dorëzoi trupin e pajetë të vajzës.
“Më ka than kur e ke pru atje sikur me martu Valentinën, do të thotë kena mujt me marrë e nuk ka humb trupi si i shumë të tjerëve”, thotë Balaj.
Por, rasti i Valentina Malokut nuk është i vetmi kur pacientët shqiptarë u rrahën e maltretuan nga personeli serbë në QKUK.
Të gjitha këto raste janë përmbledhur në këtë libër të ish-kirurgut në QKUK, Salih Krasniqi.
“10 mijë e 543 kanë qenë të pranuar nga 1 maji 98 deri me 20 qershor 99 – prej tyre 6 mijë e 144 kanë qenë shqiptarë, prej tyre kanë qenë me sëmundje, por prej tyre 1 mijë e 239 pacientë që i kam trajtuar e që në bazë të hulumtimeve kanë qenë me diagnoza të dyshimta”, thotë ish-kirurgu në QKUK, Salih Krasniqi.
Ish-kirurgu, thotë se vetë ishte dëshmitar i keqtrajtimit të pacientëve shqiptarë në klinikat e QKUK-së.
“Ka qenë i lidhur Yll Morina që e kanë operu gjashtë herë. Ka qenë Gjok Ndrecaj me plagë në bark e që ia hapnin varrën me automat. Ka qenë Isë Hoxha të cilit ia fiknin cigaren në trup”, tha ai.
Sipas hulumtueses dhe anëtares së bordit të drejtorëve të Shëndetit Publik, Jennifer Leaning “me shkallëzimin e luftimeve në Kosovë, sjelljet e personelit mjekësor dhe të policisë serbe ndaj pacientëve shqiptarë janë acaruar deri në atë nivel saqë lirisht mund të quhet Terrorizëm Institucional”./teve1./
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDroni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë