LAJMI I FUNDIT:

Musliu: Përmes librave serbët tregojnë si e ëndërrojnë okupimin e kampit “Bondsteel”

Musliu: Përmes librave serbët tregojnë si e ëndërrojnë okupimin e kampit “Bondsteel”

Drejtori i Institutit Octopus, Agim Musliu ka komentuar librin propagandistik “Brenda vitit në Prizren”, i cili është shtypur dhe i shitur në Serbi e që iu dedikohet fëmijëve. 

Musliu përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se disa nga ilustrimet e këtij libri tregojnë se si e ëndërrojnë serbët që të okupojnë edhe kampin amerikan Bondsteel.

“Shteti që udhëhiqet nga gebelsi ballkanik, Vuçiqi, ish-ministri i propagandës së kriminelit të luftës Millosheviq, ka botuar edhe një libër me vizatime për fëmijë, me titull shovenist ‘Brenda vitit në Prizren’. Disa nga ilustrimet e këtij libri tregojnë se si e ëndërrojnë serbët edhe Kampin amerikan Bondsteel – të okupuar nga ushtria e çetnikët serbe; forcat serbe në oborrin e manastireve ortodokse në Kosovë etj”, shkruan Musliu në rrjete sociale.


Musliu thekson se nuk është libri i vetëm që tregon ambiciet okupuese të Serbisë ndaj Kosovës, pasi ka edhe të tjerë.

“Ky libër me vizatime nuk është i pari që shpërfaq ambiciet okupuese ushtarake serbe ndaj Kosovës. Libra të tjerë të ngjashëm janë botuar atje, e të cilët hapur flasin për orientimin serb anti-NATO-s dhe tejet për Rusinë”, vijoi Musliu.

Ndryshe, libri “Brenda vitit në Prizren” ndjek personazhe dhe ngjarje që nxisin nacionalizëm, dhunë dhe bëjnë thirrje për trazira, duke përdorur narrativën nacionaliste si një mjet me ndikim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

Lajme
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Kronika e Zezë
Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Lajme
Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Lajme
Fshati i mandarinave në Berat, i gjithë prodhimi shkon për eksport

Fshati i mandarinave në Berat, i gjithë prodhimi shkon për eksport

Lajme
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për Kosovën fituese

Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për Kosovën fituese

Politikë
Kalo në kategori