LAJMI I FUNDIT:

Declan Rice tregon ndryshimin kryesor midis Artetës dhe trajnerëve të tjerë

Declan Rice tregon ndryshimin kryesor midis Artetës dhe trajnerëve të tjerë

Declan Rice ka treguar për dallimet kryesore mes Mikel Artetas dhe trajnerëve të tjerë që ka pasur fatin të punojë.

Mesfushori anglez iu bashkua skuadrës londineze nga West Ham United për 115 milionë euro, duke u bërë kështu transferimi rekord i Gunners.

“Momenti kur hyra në derë, kjo është gjëja që më tronditi më shumë se sa është (mentaliteti fitues) i ngulitur në këtë klub dhe mënyra se si trajneri po motivon lojtarët për të fituar dhe për të mos qenë larg, për të qenë një nga ekipet më të mira në botë”, ka thënë Rice.

Efekti i Declan Rice: Arsenali tani ka skuadrën më të vlefshme në botë
Lexo po ashtu Efekti i Declan Rice: Arsenali tani ka skuadrën më të vlefshme në botë

“Kjo është ajo që më emocionon. Kjo është arsyeja pse erdha në Arsenal, për të fituar, për të luajtur nën drejtimin e Mikel (Artetas), për të luajtur me lojtarët e kalibrit të lartë. Është një projekt kaq emocionues për të qenë pjesë e tij”.

“Mendoj se vetëm në katër javët e fundit jam rritur aq shumë. Kam mësuar aq shumë për futbollin që nuk e kisha parë më parë”.

“Unë u mahnita nga ai (Arteta). Sigurisht, tani po punoj me të dita ditës, është një nivel tjetër. Të shohësh se si funksionon, si funksionon mendja e tij, duke aplikuar gjëra – mahnitëse”.

“Jam këtu për të fituar titullin e Ligës Premier”, Rice zbulon ambicien e tij
Lexo po ashtu “Jam këtu për të fituar titullin e Ligës Premier”, Rice zbulon ambicien e tij

“Duke parë se si ai shkon në detaje për kundërshtarët dhe duke parë se si ai dëshiron të na përmirësojë ne si lojtarë individualisht kolektivisht. Është vërtet mbresëlënëse”, ka shtuar më tej mesfushori.

Rice tashmë ka përmbushur një nga ëndrrat e tij në Arsenal duke fituar Community Shield. Ai pritet të startojë në ndeshjen hapëse të Ligës Premier kundër Nottingham Forest. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Kroacia me mungesë të madhe në ndeshjen ndaj Shqipërisë, ylli i ekipit lëshon kampin pas lëndimit

Kroacia me mungesë të madhe në ndeshjen ndaj Shqipërisë, ylli i ekipit lëshon kampin pas lëndimit

Përfaqësueset
Theu hundën, raporti i ri zbulon numrin e ndeshjeve që Mbappe do të humbasë për Francën në Euro 2024

Theu hundën, raporti i ri zbulon numrin e ndeshjeve që Mbappe do të humbasë për Francën në Euro 2024

Përfaqësueset
Zbulohen fanellat kuqezi më të kërkuara në ankand, vendet e para pa befasi

Zbulohen fanellat kuqezi më të kërkuara në ankand, vendet e para pa befasi

Kombëtarja e Shqipërisë
Mbappe me kërkesë interesante për fansat, pasi theu hundën

Mbappe me kërkesë interesante për fansat, pasi theu hundën

Përfaqësueset
Transferimi “më i dobët” i Kloppit tek Liverpooli, mund t’i bashkohet Arsenalit këtë verë

Transferimi “më i dobët” i Kloppit tek Liverpooli, mund t’i bashkohet Arsenalit këtë verë

Premier League
Broja dhe një tjetër futbollist po sakrifikohen nga Chelsea për Olisen

Broja dhe një tjetër futbollist po sakrifikohen nga Chelsea për Olisen

Premier League
Kalo në kategori