LAJMI I FUNDIT:

Kurti: Emërtimi i rrugës me emrin e Adem Demaçit në Çair është triumf i lirisë

Kurti: Emërtimi i rrugës me emrin e Adem Demaçit në Çair është triumf i lirisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot mori pjesë në inaugurimin e emrit të ri të një rruge në Çair me emrin Adem Demaçit, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Në fjalimin e tij Kurti tha se në Kosovë ka disa rrugë që mbajnë emrin e Adem Demaçit, por emërtimi i një rruge me ermin e tij në Çair është e veçantë, sepse emërtim i një rruge nuk është një evidentim i një hapësire të lëvizje, por është shënim i një kohe me një emër.


Emri i Demaçit, përtej emrit të një personi, ishte edhe emër i një figure historike për shqiptarët gjatë demonstratave në ish-Jugosllavi.

“Në Maqedoni ka shumë rrugë që mbajnë emër të ish-sistemit të kaluar, prandaj emërtimi i një rruge me emrin e Adem Demaçit tregon këmbënguljen e një populli për liri”, tha mes tjerash Kurti.

Kurti shtoi se duke emërtuar këtë rrugë në Shkup, në Çair me ermin e Adem Demaçit do të shënojë një triumf i lirisë me kuptimet e saja më të kulluara politike, historike dhe njerëzore./Telegrafi/