LAJMI I FUNDIT:

PSG do të tërhiqet nga marrëveshje me Dembelen nëse transferimi nuk përfundon brenda 24 orëve

PSG do të tërhiqet nga marrëveshje me Dembelen nëse transferimi nuk përfundon brenda 24 orëve

Ousmane Dembele është vendosur të largohet nga Barcelona për dy javët e fundit, pasi Paris Saint-Germain sinjalizoi synimin e tyre për të aktivizuar klauzolën e lirimit prej 50 milionë eurosh në fund të muajit të kaluar.

Megjithatë, një marrëveshje ende nuk është përfunduar, pasi Barcelona ende është duke finalizuar detajet përpara se të finalizohet transferimi.


Kjo është shumë zhgënjyese për PSG-në, e cila shpreson të ketë Dembelen në dispozicion për fillimin e sezonit të ri të Ligue 1, i cili fillon këtë fundjavë.

Sipas gazetës Mundo Deportivo, PSG po mendon të tërhiqet nga operacioni për transferimin e Dembeles, gjë e cila do ta bënte atë të qëndrojë në Barcelonë për sezonin e ardhshëm.

Në vend të kësaj, kampionët francezë do ta nënshkruajnë atë falas verën e ardhshme kur kontrata e tij të skadojë në Kataluni.

E gjithë saga e Dembeles ka qenë një situatë e vështirë për t’u ndjekur, dhe tani duket se ka shumë kthesa të tjera.

Barcelona tani mund të mos i marrë këto fonde shumë të nevojshme, gjë që mund të jetë një goditje e hidhur në përpjekjet e tyre për të nënshkruar me një mbrojtës të ri të djathtë përpara mbylljes së afatit kalimtar. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mike Tyson jep parashikimin për luftën Fury-Usyk dhe bën një pretendim të guximshëm

Mike Tyson jep parashikimin për luftën Fury-Usyk dhe bën një pretendim të guximshëm

Boks
Zbulohen emrat e pesë lojtarëve të Barcelonës të “keqtrajtuar” nga Xavi

Zbulohen emrat e pesë lojtarëve të Barcelonës të “keqtrajtuar” nga Xavi

La Liga
Sa para do të fitojnë Fury dhe Usyk nga përballja e sotme në Arabinë Saudite?

Sa para do të fitojnë Fury dhe Usyk nga përballja e sotme në Arabinë Saudite?

Boks
Tre lojtarë të Arsenalit mund të mos marrin medaljen nëse Topçinjtë fitojnë titullin e Ligës Premier

Tre lojtarë të Arsenalit mund të mos marrin medaljen nëse Topçinjtë fitojnë titullin e Ligës Premier

Premier League
“Lista e blerjeve sekrete” të Bayern Munichut – emrat e shtatë lojtarëve që mund t’i kushtojnë 323 milionë euro

“Lista e blerjeve sekrete” të Bayern Munichut – emrat e shtatë lojtarëve që mund t’i kushtojnë 323 milionë euro

Bundesliga
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Boks
Kalo në kategori