LAJMI I FUNDIT:

U paralajmërua 150 herë – shoferi i dehur i Tesla-s me drejtim gjysmë autonom përplaset me veturën e policisë

U paralajmërua 150 herë – shoferi i dehur i Tesla-s me drejtim gjysmë autonom përplaset me veturën e policisë

Pamjet nga një Tesla e cila u përplas me pesë oficerë policie amerikan – ndërsa operonte në modalitetin e saj gjysmë autonom të vozitjes – pritet të shërbejnë si provë në rastin më të fundit historik në lidhje me përgjegjësinë e një shoferi teksa qëndronte pas timonit të të ashtuquajturit “vetura vetëdrejtuese”

Wall Street Journal së fundmi e vendosi një video në YouTube, video kjo e cila hetonte shkakun e një përplasjeje në shkurtin e vitit 2021, që dyshohet se ishte shkaktuar nga një Tesla që operohej në modalitetin e saj gjysmë autonom të vozitjes – të cilën gjiganti amerikan e e tregton me emërtimin “Autopilot”.

I lansuar në vitin 2015, “Autopilot” është i ngjashëm me një sërë sistemesh të tjera gjysmë autonome të ofruara nga prodhuesit e veturave, duke ofruar aftësi autonome të “Nivelit 2”, si kontrolli adaptiv i drejtimit dhe asistenca për mbajtjen e korsisë, shkruan Drive, përcjell Telegrafi.


Përplasja ndodhi më 27 shkurt 2021, kur një Tesla Model X thuhet se goditi një veturë policie e cila ishte e parkuar në një autostradë në Montgomery County, Teksas – pavarësisht se paraprihej dritat e emergjencave të aktivizuara nga një pjesë e vogël e veturave të tjera të policisë dhe “merimangës” e cila ndodhej aty për tërheqjen e një veture tjetër.

Sipas të dhënave në pultin e Tesla-s, shoferi goditi pjesën e pasme të mjetit të policisë me 87kMh (54 mph), duke e shtyrë në një aeturë tjetër, duke rezultuar kështu në lëndimin e pesë oficerëve të policisë, si dhe të shoferit të cilin ata e kishin ndaluar.

Të gjashtë më vonë u dërguan në spital dhe u trajtuan për plagët e tyre – ndërsa pesë oficerët e policisë më pas kanë ngritur një padi kundër Tesla për të marrë kompensim për lëndimet e tyre.

Pavarësisht se sistemin e saj gjysmë-autonom të drejtimit e tregton si “Autopilot” – potencialisht duke u dhënë shoferëve një ndjenjë të rreme se vetura e tyre mund të vozitet vetë – Tesla ka mohuar përgjegjësinë për aksidentin në Teksas, duke e fajësuar plotësisht shoferin e dehur.

Sipas hetimit të Wall Street Journal, shoferi i Tesla Model X u njoftua të vendoste duart përsëri në timonin e veturës – një kërkesë për të operuar sistemin gjysmë autonom të drejtimit – plot 150 herë në 34 minuta para përplasjes. /Telegrafi/