LAJMI I FUNDIT:

Përdornin biznesin si pikë për shitjen e kokainës, arrestohen tre persona në Durrës

Përdornin biznesin si pikë për shitjen e kokainës, arrestohen tre persona në Durrës

Shtetasit Ermand Bejdo, Edmond Mehmeti dhe Alen Gjyzeli janë arrestuar nga policia e Durrësit pasi kishin përshtatur një agjenci private sigurimesh, për të shitur doza të lëndëve narkotike kokainë dhe kanabis sativa.

Njëri prej të arrestuarve bëhet me dije se është dhe pronari i agjencisë në fjalëë, ndërsa një të arrestuari tjetër iu gjet dhe një përforcues grushti.


Gjatë kontrolleve të imtësishme në këtë ambient, si dhe ndaj shtetasve të arrestuar, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, sasi të lëndëve të dyshuara narkotike kokainë dhe cannabis sativa, të ndara në doza të gatshme për shitje, një shumë parash (në lekë dhe në euro) e dyshuar e përfituar nga shitja e tyre, 1 peshore elektronike, 1 përforcues grushti (që iu gjet shtetasit A. Gj.) dhe 3 celularë.

“Si rezultat i një hetimi disajavor, të ndjekur me metoda speciale, nga Policia dhe Prokuroria e Durrësit, në vijim të punës kundër krimeve në fushën e narkotikëve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me ata të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, kanë finalizuar operacionin policor antidrogë të koduar “Agjencia”, si rezultat i të cilit u vunë në pranga shtetasit: B., 37 vjeç, E. M., 41 vjeç dhe A. Gj., 19 vjeç, të tre banues në lagjen nr. 14, Durrës”, shkruan policia.

“Nga veprimet hetimore rezultoi se këta 3 shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin përshtatur një agjenci private sigurimesh, në pronësi të shtetasit E. B., në lagjen nr. 14, për shitjen e lëndëve narkotike kokainë dhe cannabis sativa, në doza”, njofton policia. /Telegrafi/