LAJMI I FUNDIT:

Deontay Wilder qau pas nokautit brutal që i shkaktoi kundërshtarit të Anthony Joshuas

Deontay Wilder qau pas nokautit brutal që i shkaktoi kundërshtarit të Anthony Joshuas

Deontay Wilder përfundoi punë shpejtë me kundërshtarin e ardhshëm të Anthony Joshua, Robert Helenius kur dyshja u përplasën në vitin 2022, por ai u ndje tmerrshëm pas kësaj.

Të dy luftëtarët u takuan në Qendrën Barclays në Brooklyn dhe Bronze Bomber arriti nokaut qysh në raundin e parë.

‘The Nordic Nightmare’ u përpoq ta fiksonte Wilderin në litarë dhe të lëshonte një breshëri grushtesh, por një goditje me të djathtë që e la në dysheme.


Këtë të shtunë pritet spektakël në O2 Arena: Konfirmohet kundërshtari i Joshuas
Lexo po ashtu Këtë të shtunë pritet spektakël në O2 Arena: Konfirmohet kundërshtari i Joshuas

Helenius ishte shtrirë atje në shpinë, në dukje pa ndjenja, por ai kishte sytë hapur me një pamje të habitur në fytyrën e tij, ndërsa arbitri ndërpreu me dorë ndeshjen.

‘The Bronze Bomber’ kishte një fjalim emocional në konferencën e tij për shtyp pas ndeshjes, duke thënë: “Zemra ime është me të dhe shpresoj se ai është mirë dhe ai do të jetë në gjendje të kthehet te familja e tij”.

“Njerëzit gjithmonë vazhdojnë me rekorde dhe të gjitha këto. Ata thanë, ‘Oh ai humbi, oh ai është një budalla’ dhe të gjitha këto. Epo, ju e futni budallain tuaj atje, atëherë”.

Një grushtim i tmerrshëm dhe fitore me meritë, Wilder nokauton kundërshtarin qysh në raundin e parë
Lexo po ashtu Një grushtim i tmerrshëm dhe fitore me meritë, Wilder nokauton kundërshtarin qysh në raundin e parë

“Po, është një nokaut i madh, është shkatërrues, por sa do të vuajë ai njeri?”.

Të nesërmen, u shfaqën pamjet e Wilderit duke vizituar Helenius në hotelin e tij dhe dyshja ndanë një përqafim të ngrohtë.

“Je mirë? Të dua njeri. Më fal”, u dëgjua duke thënë Wilder.

“Mos u ndje keq” u përgjigj Helenius. “Kjo është koha juaj, unë jam jashtë, e kam bërë këtë për 25 vjet. Faleminderit për mundësinë”.

Por, duket se Helenius që atëherë ka bërë një kthesë nga pensionimi i tij, pasi ai luftoi fundjavën e kaluar në Finlandë, duke nokautuar kundërshtarin në raundin e tretë.

Dhe tani, të shtunën mbrëma ai do të hidhet përsëri në ring si një zëvendësues i vonë për të luftuar Anthony Joshua në O2 Arena në Londër.

AJ fillimisht ishte dashur të luftonte me Dillian Whyte, por ‘The Bodysnatcher’ ktheu një ‘gjetje negative’ në testet për doping dhe kështu meçi u anulua dhe tani Helenius do të jetë zëvendësuesi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Nuk mund të bërtasësh Serbi, Serbi në një stadium përballë një populli të masakruar" - gazetari rumun shumë kritikues ndaj tifozëve

Përfaqësuesja e Kosovës
Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara

Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara

Sport vendor
Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve

Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve

Ndërkombëtare
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre

Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre

Premier League
Trajneri i Celta Vigos zbulon planin ‘dinak’ që ka për ta mposhtur Barcelonën

Trajneri i Celta Vigos zbulon planin ‘dinak’ që ka për ta mposhtur Barcelonën

La Liga
E transferuan gjatë verës, por Juventus është gati të ndajë rrugët në janar me mesfushorin

E transferuan gjatë verës, por Juventus është gati të ndajë rrugët në janar me mesfushorin

Serie A
Kalo në kategori