LAJMI I FUNDIT:

Bytyqi: Inflacioni ka shënuar rënie në muajin korrik

Bytyqi: Inflacioni ka shënuar rënie në muajin korrik

Rënia e normës së inflacionit vazhdon edhe në muajin korrik 2023, kur u mat një rritje e kostos së jetesës prej 8,4% dhe siç u paralajmërua në muajt e fundit, Qeveria po punon me përkushtim maksimal me të gjitha masat e disponueshme për ta ulur atë në minimum deri në fund të këtij viti kalendarik, për të mbrojtur standardin e qytetarëve, njofton zv. kryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi.

“Këto shifra janë në përputhje edhe me parashikimet e Qeverisë, e cila parashikon që inflacioni mesatar për vitin 2023 të jetë 8,9%.

Nga ana tjetër, kjo Qeveri i kushton vëmendje të madhe krijimit të një klime pozitive biznesi, ku kompanitë do të motivohen të paguajnë paga konkurruese, rritja vjetore e të cilave do të jetë shumë më e lartë se rritja e kostos së jetesës.

Pres që rritja e pagës mesatare të vazhdojë me ritme dyshifrore dhe natyrisht të jetë dukshëm mbi rritjen e kostos së jetesës, që me fjalë tjera do të nënkuptonte edhe një rritje reale të fuqisë blerëse të bashkëqytetarëve tanë”, shkruan Bytyqi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Po të vjen fundi Albin", Haradinaj me akuza të rënda për Kurtin

Politikë
Vizita e Kurtit në kompaninë e dronëve, Morina: Mesazh për vendet që kanë tendenca për destabilizim

Vizita e Kurtit në kompaninë e dronëve, Morina: Mesazh për vendet që kanë tendenca për destabilizim

Lajme
Mero Baze: Vjehrra e Sali Berishës, agjente e UDB-së në Tiranë, ka qenë e vëzhguar nga Sigurimi i Shtetit

Mero Baze: Vjehrra e Sali Berishës, agjente e UDB-së në Tiranë, ka qenë e vëzhguar nga Sigurimi i Shtetit

Lajme
Tre të lënduar në dy aksidente komunikacioni në Prishtinë

Tre të lënduar në dy aksidente komunikacioni në Prishtinë

Kronika e Zezë
Paga 900 euro në shtet, çfarë fshihet pas lëvizjes së Ramës?

Paga 900 euro në shtet, çfarë fshihet pas lëvizjes së Ramës?

Lajme
​

​"Mbylle gojën", "Këqyrni gratë e juve ka po ju rrijnë" - sulmi fizik në Autoritetin e Konkurrencës përplas deputetet e pozitës dhe opozitës

Lajme
Kalo në kategori