Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka reaguar pas ngjarjes që ka ndodhur mbrëmë në një lokal në Prishtinë, ku një person u vra dhe 17 tjerë u lënduan.
Rama ka mbajtur takim me drejtorin për siguri dhe drejtorin e Policisë për rajonin e Prishtinës, transmeton Telegrafi.
Ai ka thënë se krijimi i Policisë së Kryeqytetit është urgjente.
“Pas ngjarjes së mbrëmshme e cila na shqetësoi të gjithëve, bashkë me drejtorin për siguri dhe emergjenca, Lulzim Fushtica mbajtëm një takim urgjent me drejtorin e policisë për rajonin e Prishtinës, nënkolonel Basri Shabani, me të cilin diskutuam për çështjen e sigurisë në #kryeqytet dhe hapat të cilët duhet të ndërmarrim bashkërisht për krijimin e policisë së kryeqytetit e cila është urgjentisht e nevojshme dhe do të na ndihmonte në rritjen e nivelit të sigurisë në Prishtinë. Siguria në kryeqytetin tonë është prioritet i yni”, ka shkruar ai në Facebook.
Ndryshe, mbrëmë rreth orës 23:00 në lokalin Bon Vivant, ka pasur përleshje me armë zjarri, ku një person ka humbur jetën dhe 17 tjerë u lënduan. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëHaxhiu nga Podujeva vdiq në Qabe, teologu tregon pse trupi i të ndjerit nuk mund të kthehet nga Arabia
Krerët e institucioneve dhe të partive politike shprehin ngushëllime për vdekjen e Sylë Tahirsylajt
Arjeta Puca, sipërmarrësja që prodhoi makinën e parë të blinduar ushtarake në Shqipëri
Shtatë persona të lënduar në një aksident mes dy veturave në Mrasor të Rahovecit
Vdes profesori i meteorologjisë, Sylë Tahirsylaj
Në Kosovë mbi 10 mijë persona të varur nga droga, 5 mijë nga kokaina
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Ndeshja Itali 2-1 Shqipëri në numra: Rekord historik, statistika mbresëlënëse dhe uragani kuqezi
Dominuam tribunën, por jo fushën – Shqipëria pëson ngushtë ndaj kampionit në fuqi të Evropës
Konferenca e paqes për Ukrainën, Zelensky: Në Zvicër do të shkruhet historia
Sylvinho reagon pas ndeshjes me Italinë: I kënaqur me paraqitjen, por jo me rezultatin
Kurban Bajrami të dielën, BIK njofton se në sa ora falet namazi
Notat e lojtarëve, Itali 2-1 Shqipëri: Shpëtojnë vetëm Bajrami dhe Gjimshiti, Bastoni lojtar i ndeshjes