LAJMI I FUNDIT:

Pas zvogëlimit të pranisë policore në objektet komunale në veri, Osmani: Presim hapa të tjerë

Pas zvogëlimit të pranisë policore në objektet komunale në veri, Osmani: Presim hapa të tjerë

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, e ka quajtur hap të rëndësishëm tërheqjen e prezencës policore në dhe rreth objekteve komunale të katër komunave në veri të Kosovës.

Përmes një postimi në Twitter, ai ka thënë se një hap i tillë çon drejt normalizimit të situatës dhe stabilizimit të rajonit.

Kurti: Nga sot filloi zvogëlimi edhe për 25% të tjera i pranisë së policisë së Kosovës në tri ndërtesat e komunave në veri
Lexo po ashtu Kurti: Nga sot filloi zvogëlimi edhe për 25% të tjera i pranisë së policisë së Kosovës në tri ndërtesat e komunave në veri

“Fillimi i tërheqjes së forcave speciale të Kosovës nga komunat veriore shënon një hap të rëndësishëm përpara: shtensionim, normalizim dhe rajoni stabil, siç është parashikuar me nëntë pikat nga udhërrëfyesi i OSBE-së”, ka shkruar Osmani.


Diplomati i Maqedonisë së Veriut ka thënë se presin edhe hapa të tjerë përpara për normalizimin e mëtejmë të situatës.

Në dhe rreth objekteve komunale në katër komunat veriore sot është zvogëluar numri i pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Veton Elshani konfirmoi për Telegrafin tërheqjen e pjesëtarëve në 25 për qind.

“Konfirmoj se është bërë tërheqja në 25 për qind e pjesëtarëve të policisë së Kosovës në objektet dhe përreth objekteve komunale”, tha Elshani.

Ndryshe, më 10 korrik, Kosova dhe BE-ja kanë arritur pajtim për hapat e parë drejt shtensionimit të situatës në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe, ku ndër pikat e dakordimit ishte edhe zvogëlimi në 25 për qind i prezencës policore në veri./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Lajme
Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni

Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni

Lajme

"Fëmijët kërkojnë të vizitojnë varrin e nënës", avokati i familjes së Liridona Ademajt: Presim burgim të përjetshëm

Lajme

"Duhej plotësuar shumë dokumente", Haradinaj për Kurtin: Është fyese mos me i vizitu ish-krerët e UÇK-së në Hagë

Lajme
Në ngujim pas vrasjes së Ramazan Matajt: Frika nga gjakmarrja

Në ngujim pas vrasjes së Ramazan Matajt: Frika nga gjakmarrja

Lajme
Mbyllja e institucioneve paralale, Krasniqi: Jo pse janë mbyllur, por pse kanë qenë ta hapura deri sot

Mbyllja e institucioneve paralale, Krasniqi: Jo pse janë mbyllur, por pse kanë qenë ta hapura deri sot

Lajme
Kalo në kategori