LAJMI I FUNDIT:

Escobar: Ata që mbështesin NATO-n, BE-në dhe Ukrainën mund t’i bashkohen qeverisë malazeze

Escobar: Ata që mbështesin NATO-n, BE-në dhe Ukrainën mund t’i bashkohen qeverisë malazeze

Mali i Zi ka një mundësi unike për të përshpejtuar rrugën drejt Bashkimit Evropian, tha i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

I pyetur për të komentuar fillimin e konsultimeve për krijimin e qeverisë së re, ai tha se SHBA-të janë të lumtur me përparimin demokratik të shtetit malazez, i cili përfshin tranzicionin e fundit të qetë të pushtetit presidencial dhe zgjedhjet parlamentare.

“Mali i Zi tani ka një mundësi unike për të përshpejtuar rrugën drejt BE-së”, tha Escobar, raporton rtcg.


Siç tha ai, zgjedhjet e fundit presidenciale dhe parlamentare theksuan dëshirën e madhe të qytetarëve të Malit të Zi për integrime evropiane, vlerat euroatlantike, si dhe mbështetjen e tyre për NATO-n.

Escobar pohoi gjithashtu se SHBA-të po presin me padurim formimin e shpejtë të një qeverie të re.

“Anëtarët e të cilëve mbështesin pranimin e Malit të Zi në BE, mbështetjen unike të NATO-s për Ukrainën, natyrën civile të shtetit, respektimin e të drejtave të njeriut, përmirësimin e kushteve për punën e një shoqërie civile dinamike dhe që përpiqen të përmirësojnë reformat për t’i arritur ato synime”, ka specifikuar zyrtari amerikan.

Ndryshe, partia “Evropa Tani” e presidentit Jakov Milatoviq ka fituar zgjedhjet parlamentare ndërsa e dyta ka dal partia e ish-presidentit malazez, Milo Gjukanoviq. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
“Rrjedhë” videoja e Trumpit në të cilën pretendon se Biden po largohet nga gara presidenciale: E di kush do ta zëvendësojë, ajo është më e mirë, por patetike

“Rrjedhë” videoja e Trumpit në të cilën pretendon se Biden po largohet nga gara presidenciale: E di kush do ta zëvendësojë, ajo është më e mirë, por patetike

Amerika
Tentoi t’ia vjedhë telefonin avokatit amerikan derisa po shijonte hamburgerin, hajni nuk e dinte se ai ishte praktikues i jiu-jitsu

Tentoi t’ia vjedhë telefonin avokatit amerikan derisa po shijonte hamburgerin, hajni nuk e dinte se ai ishte praktikues i jiu-jitsu

Amerika
Pesë gjëra që pritet të ndodhin në samitin e NATO-s në Uashington

Pesë gjëra që pritet të ndodhin në samitin e NATO-s në Uashington

Amerika
Pas lirimit të Assange, Wikileaks publikoi një dokument sekret të inteligjencës izraelite

Pas lirimit të Assange, Wikileaks publikoi një dokument sekret të inteligjencës izraelite

Azia
Rusja humbi pasaportën, tri vjet më vonë zbuloi se ishte e martuar me një egjiptian

Rusja humbi pasaportën, tri vjet më vonë zbuloi se ishte e martuar me një egjiptian

Botë
Hulumtim i opinionit publik në Francë: Ekstremi i djathtë i Le Penit nuk do të fitojë shumicën në parlament

Hulumtim i opinionit publik në Francë: Ekstremi i djathtë i Le Penit nuk do të fitojë shumicën në parlament

Evropa
Kalo në kategori