LAJMI I FUNDIT:

Largohet shenja X mbi objektin e kompanisë ish-Twitter pas ankesave të shumta

Largohet shenja X mbi objektin e kompanisë ish-Twitter pas ankesave të shumta

Shenja X në objektin e selisë së kompanisë ish-Twitter në San Francisko është hequr nga autoritetet pas ankesave të shumta.

Ditë më parë, shefi i kompanisë, Elon Musk njoftoi se Twitter nuk do ta ketë më këtë emër, por do të quhet X, kështu vendosi këtë simbol në krye të selisë, transmeton Telegrafi.


Që kur u vendos aty, u regjistruan 24 ankesa nga fqinjët pasi u ankuan për ndriçimin që përçonte.

Ankesat lidhur me këtë simbol të vendosur në selinë e kompanisë tashmë që quhet X kishin nisur më herët.

Elon Musk e vendos një ‘X’ të madh në zyrat qendrore të kompanisë në San Francisko – por mund të ketë thyer disa rregulla
Lexo po ashtu Elon Musk e vendos një ‘X’ të madh në zyrat qendrore të kompanisë në San Francisko – por mund të ketë thyer disa rregulla

Kompania tha se heqja e simbolit ishte vullnetare. /Telegrafi/