LAJMI I FUNDIT:

Brenda “Pavijonit D” në Dubravë, flasin të dënuarit me nevoja të veçanta

Brenda “Pavijonit D” në Dubravë, flasin të dënuarit me nevoja të veçanta

Nuk duket si një hapësirë e zakonshme burgu, por është pjesë e Qendrës Korrektuese të Dubravës.

“Pavijoni D” është vendi ku janë të vendosur të dënuarit të cilët kanë nevojë për përkujdesje shtesë, si ata me nevoja të veçanta dhe ata me probleme të shëndetit mendor.

Ambientet e reja që u vunë në funksion së voni, janë pritur shumë mirë nga të burgosurit.


Kjo fushë e basketbollit ua ngrit lartë moralin, e përveç me njëri tjetrin, me ta ndajnë kohë të luajnë edhe gardianët, infermierët, e stafi mjekësor që kujdeset për ta, derisa kanë mundësi të luajnë edhe lojëra të tjera në hapësira relaksimi.

Dhomat e tyre janë të destinuara veç për një të burgosur, e maksimalisht dy persona, të pajisura edhe me tavolinë për ngrënie e hapësirën private për tush.

Tek kokat e tyre gjen edhe libra për lexim, e admirimin e shprehin për ata që i mbajnë 24 orë nën kujdes.

“Jam qe 7 vite këtu në Qendrën Korrektuese në Dubravë. Jam në trajtim psikiatrik, por në repartin që kam ardhur qe një javë po ndihem shumë më mirë. Po shihet që më mirë këtu, me psikiatër, me psikologë, me staf e me krejt më mirë. Jemi të interesuar të bëjmë aktivitete, të luajmë pingpong e basketboll”, thotë një i dënuar.

“Në Dubravë jam qe 9 muaj. Jam i kënaqur me stafin korrektues, janë të sjellshëm me neve, sidomos stafi i mjekëve. Kemi trajtim të mjaftueshëm nga psikologë e neurologë pasi çdo herë kemi konsulta me ta. Kjo pjesa e re është një botë e re, një dritare për ne, për ne që vuajmë nga sëmundje të ndryshme, p.sh. aktivitetet janë mundësi që ne me heq mendjen nga e keqja e me shkua nga e mira”, shprehet një i dënuar tjetër.

“Jam qe 3 vite në Burgun e Dubravës, qe një javë këtu, mjekët na rrinë 24 orë kujdestarë, psikiatri psikologu, na rrinë afër e terapinë e marrim me rregull. Çdo gjë, aktivitetet i kemi me rregull. Volejbollin, basketbollin, play-station në dhomë, tushin etj”, tregon një i dënuar tjetër.

Psikiatri Ngadhënjim Mehmeti bën me dije se qëndrimi i të burgosurve në këtë pavijon ka afat tre mujor, me mundësi kthimi në rast se paraqitet nevoja.

“Janë pacientët me çrregullime të rënda mendore. Janë pacientë përdorues të drogave, të cilët posedojnë edhe çrregullime mendore. Këtu do të trajtohen edhe personat me nevoja të veçanta që kanë nevojë për shërbim 24-orësh, që kanë shkallë të invaliditetit”, thotë Mehmeti.

Ai tregon për aktivitetet që zhvillohen brenda, teksa flet edhe për vështirësitë e të punuarit me këtë kategori të të dënuarve.

“Normalisht ka sfida, ka vështirësi. Po ajo çka na ka ndihmuar dhe jemi gëzuar si unë si kolegët dhe stafi është se tani më në aspektin infrastrukturor qëndrojmë më mirë në këtë pavijon”, shton Mehmeti.

E jo veç për pacientët e Dubravës, ky ambient është edhe për dikë tjetër.

“Kapaciteti i përfshin rreth 60 persona. E kemi edhe nëndegën me njerëz të moshuar, invalidë me karrocë. Në këtë pavijon, duke pasur parasysh trajtimin që bëhet këtu për të burgosurit me nevoja të veçanta, është mundësia që të vijnë edhe nga qendrat tjera korrektuese.”

Për këta të dënuar, në shërbim 24 orë janë 12 persona si staf shëndetësor, përfshirë psikiatër e psikologë, infermierë dhe punëtorë socialë, teksa çdo ditë, të rregullt e kanë terapinë që e marrin brenda pavijonit D. /Dukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Në rastin

Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit

Drejtësi
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Lajme
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Lajme
Kalo në kategori