LAJMI I FUNDIT:

Nicki Minaj është karakteri i ardhshëm në video-lojën “Call of Duty”

Nicki Minaj është karakteri i ardhshëm në video-lojën “Call of Duty”

Nicki Minaj do vije tek Call of duty: Warzone dhe Modern Warfare 2 si një operatore – “Operatorja e parë femër e vetëquajtur” e franshizës, zbuloi të enjten botuesi i lojërave, Activision.

Përderisa një numër i të famshmëve janë paraqitur në lojërat Call of Duty përgjatë viteve, duke perfshire edhe Snoop Dogg, Lionel Messi dhe Kevin Durant, femrat e vetme të paraqitura si operatore ishin karaktere fiktive, deri më tani me paraqitjen e Nicki.

Minaj në Warzone dhe Modern Warfare 2 do paraqitet si pjesë e tematikes “Festimi i 50 viteve të Hip Hop”, ku si operatorë do i bashkëngjiten edhe Snoop Dogg, i cili rikthehet në lojë, dhe 21 Savage i cili paraqitet për herë të parë, shkruan polygon, përcjell Telegrafi.


Zhvilluesit e Call of Duty kanë bërë të ditur se paraqitja e Nicki-t në lojë nuk është “Chill Nicki”, por “Ruby Da Sleeze” – referencë kjo e personazhit të artistes nga klipi më i fundit i saj.

Minaj do të ketë paketën e saj të për blerje në një periudhë gjatë sezonit 5 të Warzone dhe Modern Warfare 2 – që ka të ngjarë të përfshijë edhe pushkën me ngjyrë rozë nga kukulla Barbie. /Telegrafi/