LAJMI I FUNDIT:

Tre të vdekur në Lipjan, dyshohet për vrasje

Tre të vdekur në Lipjan, dyshohet për vrasje

Policia e Kosovës ka konfirmuar të premten se rreth orës 16:30 ka pranuar informatën për tre persona të pajetë në fshatin Rufc të Lipjanit.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti, ka thënë për Telegrafin se menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku janë hasur në trupat e pajetë.

“Vdekja e të cilëve është konstatuar nga ana e ekipit mjekësor”, ka thënë Ahmeti.


Ajo ka shtuar se aktualisht policia ka nisur një hetim për rastin dhe rrethanat që karakterizojnë ngjarjen.

Telegrafi mëson se bëhet fjalë për vrasje.

Ndërsa, KosovaPress mëson se është vrasja ka ndodhur brenda familjes Bekteshi, ku janë gjetur të vdekur burrë e grua, si dhe djali i tyre, i moshës së rritur. Ende nuk dihet se si ka ndodhur rasti. /Telegrafi/