LAJMI I FUNDIT:

Çitaku: Qeveria e Albin Kurtit ka marrë vendim që ta mbyllë Klan Kosovën

Çitaku: Qeveria e Albin Kurtit ka marrë vendim që ta mbyllë Klan Kosovën

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar pasi Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka refuzuar ankesën e Klan Kosovës për vendimin për pezullimin e certifikatës së biznesit për këtë televizion.

Çitaku në reagimin e saj në Facebook, ka thënë se Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti ka marrë vendim për të mbyllur Klan Kosovën.

MINT refuzon ankesën e Klan Kosovës, i jep të drejtë ARBK-së
Lexo po ashtu MINT refuzon ankesën e Klan Kosovës, i jep të drejtë ARBK-së

“Qeveria e Albin Kurtit paska marrë vendim që ta mbyllë Klan Kosovën. Duke ia marrë certifikatën e biznesit pamundësohet operimi i njërit prej mediumeve më të mëdha e më të rëndësishme në vendin tonë”, ka shkruar ajo në Facebook.


Nënkryetarja e PDK-së këtë vendim e ka cilësuar si sulm brutal ndaj lirisë së fjalës dhe mendimit.

“Sot, ideja e lirisë së fjalës dhe mendimit po sulmohet brutalisht. Kjo më nuk është dhe nuk duhet të jetë betejë e vetëm një mediumi. Kjo është betejë e shoqërisë. E kjo shoqëri as nuk nënshtrohet e as nuk frikësohet. Të frikësuar e në panik janë vetëm ata në qeveri”, ka përfunduar Çitaku.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), ka njoftuar të premten se Komisioni për Shqyrtimin e Ankesave për Regjistrimin e Bizneseve ka marrë vendim për refuzimin e ankesës së Shoqërisë Tregtare “Klan Kosova sh.p.k.”.

Sipas njoftimit, vendimi i Komisionit e përmbyll këtë rast brenda Ministrisë, ndërsa pala ankuese gëzon të drejtën për të parashtruar padi në gjykatën kompetente.

“Vendimi i Komisionit konstaton se ARBK-ja, në shkallën e parë, ka vendosur në përputhje me ligjin kur e pezulloi certifikatën e biznesit të Klan Kosovës sh.p.k”, thuhet në njoftimin për media.

Tutje, MINT-i ka bërë të ditur se ka dorëzuar kallëzim penal kundër Klan Kosova sh.p.k. dhe pronarëve të saj dhe se me këtë çështje tashmë po merren organet e rendit.

Kjo thuhet se është bërë për shkak të gjetjeve të parregullsive ndër vite dhe dyshimeve serioze. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Lajme
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Kronika e Zezë
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Kalo në kategori