LAJMI I FUNDIT:

Spektakël me tetë gola të jashtëzakonshëm, Arsenali mposht Barcelonën në miqësoren që do të mbahet gjatë në mend

Spektakël me tetë gola të jashtëzakonshëm, Arsenali mposht Barcelonën në miqësoren që do të mbahet gjatë në mend

Arsenal dhe Barcelona kanë zhvilluar një ndeshje të jashtëzakonshme në Los Angelos ku po zhvillojnë fazën përgatitore.

Në prani të 70 mijë tifozëve në stadiumin SoFi, skuadra angleze ka shënuar fitore me rezultat 5-3 në një ndeshje ku pati gjithçka në të.


Robert Lewandowski shënoi i pari pas tetë minutash lojë për t’i dhënë epërsinë Barcelonës, por vetëm pesë minuta më vonë rezultati u barazua në 1-1 kur Bukayo Saka realizoi nga afërsia.

Talenti anglez kishte mundësi të shënonte nga pika e bardhë në minutën e 22-të, por gjuajti jashtë dhe rezultati mbeti 1-1.

Ishte minuta e 34-të e ndeshjes, kur Raphinha realizoi nga gjuajtja e lirë për ta rikthyer epërsinë e Barcelonës në 1-2.

Por dy minuta para fundit të ndeshjes, Kai Havertz realizoi nga afërsia për të barazuar shifrat në 2-2.

Edhe pjesa e dytë ishte spektakolare ku u realizuar katër gola të tjerë. Leonardo Trossard realizoi për 3-2 në minutën e 56-të.

Ylli belg doli sërish në skenë në minutën e 78-të duke realizuar një tjetër gol të bukur për 4-2.

10 minuta më vonë Ferran Torres realizoi golin e tretë të Barcelonës, por në minutën e fundit Fabio Vieira shënoi një gol spektakolar për rezultatin përfundimtar 5-3.

Kësisoj Arsenali fitoi njërën nga ndeshjet miqësore që do të mbahet gjatë në mend, pasi përveç tetë golave kishte edhe dhjetëra raste shënimi dhe tifozët janë argëtuar jashtëzakonisht shumë.  /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Boks

"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, ​​vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas

La Liga
Van Dijk dhe Alexander-Arnold qajnë për largimin e Kloppit nga Liverpooli

Van Dijk dhe Alexander-Arnold qajnë për largimin e Kloppit nga Liverpooli

Premier League
Pep Guardiola merr vendimin përfundimtar për të ardhmen e tij tek Man City

Pep Guardiola merr vendimin përfundimtar për të ardhmen e tij tek Man City

Premier League
Tyson Fury i bëri një premtim befasues Oleksandr Usykut me të përfunduar dueli

Tyson Fury i bëri një premtim befasues Oleksandr Usykut me të përfunduar dueli

Boks
Vëllain e Kylian Mbappes e pyesin tifozët

Vëllain e Kylian Mbappes e pyesin tifozët "a do transferohesh te Real Madridi?" - francezi i talentuar i lë të shtangur

La Liga
Kalo në kategori