LAJMI I FUNDIT:

BE synon të blejë edhe 12 aeroplanë për të luftuar zjarret

BE synon të blejë edhe 12 aeroplanë për të luftuar zjarret

Bashkimi Evropian (BE) synon të blejë 12 aeroplanë për të luftuar zjarret, sipas kreut të menaxhimit të krizave.

Aeroplanët do të ishin të parët që blloku do t’i zotëronte plotësisht dhe do të përmirësonte aftësinë për të luftuar flakët që po bëhen më të shpeshta për shkak të ndryshimeve klimatike.

BE dyfishoi flotën e saj rezervë ekzistuese të aeroplanëve zjarrfikës, pasi zjarret shkatërruese verën e kaluar në Evropën Jugore shteruan kapacitetet e saja të mëparshme prej 13 mjetesh.


Ky dyfishim i numrave pritet të kushtojë 23 milionë euro, tha Komisioni i BE-së, raporton skynews.

Të paktën 40 persona humbën jetën nga zjarret në Mesdhe
Lexo po ashtu Të paktën 40 persona humbën jetën nga zjarret në Mesdhe

Kroacia, Franca, Greqia, Italia, Portugalia dhe Spanja do të bashkojnë forcat për të paguar 12 të tjera, sipas Janez Lenarcic, Komisioneri i BE-së për Menaxhimin e Krizave.

Vendet e BE-së janë përgjegjëse për reagimin ndaj zjarreve dhe kërkojnë ndihmë nga rezervat e BE-së vetëm kur kanë nevojë.

Prodhuesi De Havilland Canada ka rënë dakord të rifillojë prodhimin e aeroplanit të ashtuquajtur “bombardues uji”.

BE-ja mund të ofrojë gjithashtu mbështetje urgjente për vendet jo anëtare të BE-së.

Blloku mori 11 kërkesa të tilla në vitin 2022 dhe ka pasur katër këtë vit deri më tani – përfshirë në Tunizi, ku aeroplanët rezervë të BE-së aktualisht po luftojnë me flakët. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Hakohen televizionet qeveritare në SHBA, në ekrane shfaqet video me Al ku shihet Trump duke ia puthur këmbët Musk

Hakohen televizionet qeveritare në SHBA, në ekrane shfaqet video me Al ku shihet Trump duke ia puthur këmbët Musk

Botë
Kryeministri britanik sulmon Putinin: Tiranët kuptojnë vetëm me forcë - ndërsa njofton rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes

Kryeministri britanik sulmon Putinin: Tiranët kuptojnë vetëm me forcë - ndërsa njofton rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes

Botë
NATO vë aeroplanët ushtarakë në Poloni në gjendje gatishmërie pas sulmeve të reja ruse në Ukrainë

NATO vë aeroplanët ushtarakë në Poloni në gjendje gatishmërie pas sulmeve të reja ruse në Ukrainë

Botë
Çfarë mineralesh ka Ukraina të cilat Trumpi po i do kaq shumë?

Çfarë mineralesh ka Ukraina të cilat Trumpi po i do kaq shumë?

Botë
Franca i ofron mburojë bërthamore Evropës - aeroplanët luftarakë mund të vendosen në Gjermani

Franca i ofron mburojë bërthamore Evropës - aeroplanët luftarakë mund të vendosen në Gjermani

Botë
A i dërgoi SHBA, 350 miliardë dollarë ndihmë Ukrainës?

A i dërgoi SHBA, 350 miliardë dollarë ndihmë Ukrainës?

Amerika
Kalo në kategori