LAJMI I FUNDIT:

Të paktën 40 persona humbën jetën nga zjarret në Mesdhe

Të paktën 40 persona humbën jetën nga zjarret në Mesdhe

Më shumë se 40 persona humbën jetën në zjarret që përfshiu Mesdheun dhe mijëra u evakuuan.

Greqia po përgatitet për më shumë fluturime evakuimi nga Rodosi, pasi zjarret nuk janë frenuar në ishujt e Korfuzit dhe Evias.


Vala e të nxehtit që ka mbërthyer shtetin grek nuk po zbutet dhe temperaturat pritet të rriten mbi 44 gradë Celsius, raporton skynews.

Numri më i madh i të vdekurve deri më tani është në Algjeri, ku mes 34 viktimave ishin 10 ushtarë të rrethuar nga flakët gjatë evakuimit. Bejaia është zona më e prekur ku humbën jetën 23 persona, sipas mediave lokale.

Autoritetet algjeriane kanë thënë se 80 për qind e zjarreve janë shuar që nga e diela, por përpjekjet e mëdha për shuarjen e zjarrit vazhdojnë. Ka rreth 8000 njerëz dhe qindra makina zjarrfikëse në terren.

Zjarret përfshiu edhe Tunizinë fqinje, ku 300 persona duhej të evakuoheshin nga fshati bregdetar Melloula.

Rrëzohet aeroplani zjarrfikës, vdesin dy pilotët grekë
Lexo po ashtu Rrëzohet aeroplani zjarrfikës, vdesin dy pilotët grekë

Në Greqi, Ministria e Mbrojtjes Civile ka lëshuar një paralajmërim për rrezik ekstrem nga zjarri në gjashtë nga 13 rajonet e vendit. Në ishullin Rodos, më shumë se 20 mijë njerëz janë evakuuar nga shtëpitë dhe vendpushimet e tyre në jug ditët e fundit.

Kompanitë e pushimeve Jet2 dhe Tui kanë anuluar nisjet për në Rodos për ditët në vijim. /Telegrafi/